Klajda Gjosha: Protesta dhe revolta në rrugën e Kombit janë pasojë e sjelljes arrogante të Kryeministrit dhe qeverisë

Deputetja e LSI, Klajda Gjosha me anë të një statusi ka reaguar mbi protestën e sotme në doganën e Morinës, duke shkruar se këto revolta vijnë si rezultat i arrogancës së kryeministrit Rama.

Gjosha ka shkruajtur se ky vend ka nevojë për drejtues modestë që dinë të dëgjojnë dhe jo për ata që dhunën e kanë pjesë normale të qeverisjes së tyre.

REAGIMI I PLOTË:

Protesta dhe revolta ne rrugën e Kombit janë pasojë e sjelljes arrogante të Kryeministrit dhe qeverisë. E kam thënë disa herë se sjellje të tilla mospërfillëse ndaj problemeve të qytetarëve automatikisht sjellin revoltë. Është e lehtë të drejtosh gishtin nga qytetarët, t’i bësh ata fajtor për dhunën, kur dhuna verbale dhe fizike e përdorur ndaj tyre është shumë herë më e rëndë. Është e lehtë t’i tregosh qytetarëve ligjin, kur zbatimi i ligjit nga qeveria përdoret me dy standarte! Është e lehtë t’i thuash paguani taksë të dyfishtë për rrugën por në të njëjtën kohë i ke lënë ata pa punë, pa shpresë, pa drejtim!

Ky vend ka nevojë për drejtues modestë që dinë të dëgjojnë dhe jo për ata që dhunën e kanë pjesë normale të qeverisjes së tyre. I bëj thirrje Qeverisë të mos provokojë dhe të mos luaj me qytetarët. Çdo akt dhune e ka një shkak, dhe shkaku është Qeveria. Ndaj përgjegjësinë bën mirë ta gjej te vetja dhe jo te qytetarët!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al