Klajda Gjosha: Protesta e 27 janarit do të jetë vetëm fillimi i një fundi me shumë dhimbje për këtë qeveri

Deputetja e LSI, Klajda Gjosha në takimin me strukturat në Njësinë Administrative nr. 1 në Tiranë

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha, ishte e pranishme ditën e djeshme në një takim me strukturat e LSI-së në Njësinë Administrative nr. 1 në Tiranë. E shoqëruar nga Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, deputetja Gjosha tha ndër të tjera në fjalën e saj se qytetarët shqiptarë janë duke u përballur çdo ditë më vështirësi të shumta si pasojë e keqqeverisjes së vendit nga Kryeministri Rama dhe bashkëpunëtorët e tij. Sipas znj. Gjosha, shqiptarët nuk po e përballojnë dot më jetesën më minimale, ndërkohë që, u ka bërë thirrje që për t’i dhënë fund kësaj situate, të shkojnë në protestën e 27 janarit. “As fakti që çmimet e bukës e të miellit e të gjitha produkteve bazë të tryezave tuaja tashmë është dyfishi i çmimit dhe askush nga ju nuk po përballon dot më jetesën më minimale. Ujin, dritat e dini shumë mirë në disa zona këtu të Njësisë 1 është një tmerr i vërtet, prishjen e shtëpive në Shkozë, që ishte një kauzë shumë e fortë, unë kam shkuar vet, kam komunikuar me ata banorë dhe u kam thënë se ua ka prishur Erion Veliaj dhe prapë ua prishi edhe pse erdhën dhe premtuan që nuk do t’i prishnin po të jepnin votën. Prapë i prishën shtëpitë, prapë i lanë njerëzit në rrugë. Dhe kjo nuk është e drejtë, pra protesta duhet të vijë nga shpirti juaj. Duhet të jetë brenda jush. Nuk është çështja se thërret një parti politike, gjithsecili qytetar duhet ta ketë atë shpirtin opozitar brenda vetes. Të mendosh që 27 janari jo vetëm ju që jeni pjesë e kësaj salle, por dhe përtej kësaj salle ka plot qytetarë që kanë dhimbje, vuajtje, që janë hequr nga puna, që nuk kanë bukë për të ngrënë. Që janë rrugëve, që janë të diskriminuar dhe që kam bindjen e plotë që do të bëhen pjesë e një proteste të jashtëzakonshme, që realisht mendoj do të jetë fillimi i një fundi me shumë dhimbje për atë që qeveris sot vendin dhe për të gjithë ata njerëz që mendojnë se ato poste do t’i kenë përjetësisht, por nuk është e vërtetë. Ky është një cikël dhe shumë shpejt do të mbaroj dhe për ta”, është shprehur ndër të tjera deputetja Gjosha. Duke folur për sfidat e grave dhe vajzave në politikë, Gjosha mori shembull Kryetaren e LSI-së, znj. Kryemadhi. “Unë dua ta zgjas më shumë, realisht është një nder që sot kam Kryetarin e Tiranës, Sekretarin e Përgjithshëm të LSI; znj. Kryemadhi që është Kryetarja e LSI dhe unë kërkoj nga të gjithë ju shumë sinqerisht, të jesh grua në politikë nuk është e thjeshtë, aq më tepër të jesh një grua që është në krye të një partie politike të një politike me kaq shumë arrogancë dhe kaq të egër që kemi ne sot. Ndaj, unë kërkoj mbështetjen tuaj dhe e kërkoj me sinqeritetin më të madh. Dhe unë jam e bindur që ju do t’ia jepni LSI, por edhe familjeve tuaja në radhë të parë”, përfundoi në fjalën e saj në këtë takim me strukturat, deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al