Klajda Gjosha: Qeveria duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje zonave të varfëra që me pak investime mund të ndryshojnë jetën e qytetarëve të thjeshtë e me një zemër të madhe!

Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha ka qenë ditën e sotme  e pranishme në një konferencë mbi integrimin evropian dhe rolin e gruas dhe të pushtetit vendor, të organizuar nga Bashkia Përrenjas. Gjosha ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku falenderon Kryetaren e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rirën, për punën e saj të përkushtuar ndaj qytetarëve të këtij komuniteti. 
Më poshtë postimi i plotë:
Falenderimet më të sinqerta për Kryetaren e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rirën, për punën e saj të përkushtuar ndaj qytetarëve të këtij komuniteti. Sot u inagurua rikonstruksioni i cerdhes së vetme në këtë qytet, me fondet e Qeverisë Turke,që jo vetëm i krijon kushte fëmijëve për një ambjent më të pastër e më të sigurtë, por i krijon më shumë mundësi nënave të angazhohen në jetën ekonomike dheshoqërore. Sot gjithashtu, Bashkia organizoi me mbështetjen e Bashkimit Evropian, një konferencë informuese mbi integrimin evropian dhe rolin e gruas dhe të pushtetit vendor. Një grua, një nënë në krye të institucionit të bashkisë do të thotë një premtim i mbajtur më shumë për qytetarët e Prrenjasit. Qeveria duhet t’i kushtoj më shumë vëmendje këtyre zonave të varfra që me pak investime mund të ndryshojnë jetën e këtyre qytetarëve të thjeshtë e me një zemër të madhe!

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al