KLAJDA GJOSHA: Qeveria nuk ka përmbushur detyrat, dështimi me reformën në drejtësi, problem madhor.

Kur nga Italia ende pritet përgjigja e audio-përgjimit, nëse është
ose jo vëllai i ministrit të Brendshëm protagonist, Lëvizja Socialiste
për Integrim ka hedhur disa dyshime te reja. E ftuar në
emisionin “Politika Online” të gazetares Marsela Karapanço në ‘gsh.al’, deputetja Klajda Gjosha vë në pikëpyetje kopjen që i është dërguar
autoriteteve italiane për ekspertizë. Nga ana tjetër, seancat e fundit
kane treguar se nga LSI ka pasur rrjedhje votash në Parlament.
Mazhorancës do t’i duhen 6 vota për të miratuar ndryshimet për të
zhbllokuar emërimin e magjistratëve të rinj. Por ish-ministrja thotë se kjo nuk do të ndodhë! Si ish-ministre e Integrimit, Gjosha duket
pesimiste për qershorin, për sa kohë sipas saj, Shqipëria nuk ka
përmbushur ende detyrat e shtëpisë. “Mendoj që qershori është
shumë herët. Do të shpresoja shumë që qershori të ishte pozitiv.
Madje kam punuar që të ishte kështu që në dhjetor. Por e shoh që
vendet anëtare kërkojnë fakte dhe rezultate konkrete. Reforma në
drejtësi është ‘thembra e Akilit’. Mënyra se si po e trajton mazhoranca
reformën në drejtësi dhe mënyra se si e po implementohet kjo
reformë është problematike”, tha ndër të tjera Klajda Gjosha.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al