Klajda Gjosha: Raporti i BERZH për investimet e huaja, një kambanë alarmi për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha me anë të një statusi në Facebook, ka reaguar mbi raportin e BERZH në Shqipëri për investimet e huaja. Sipas Gjoshës, situata është shumë serioze duke qenë se vendi ndodhet në periudhën më të keqe përsa i përket investimeve të huaja.

REAGIMI I PLOTË:

Raporti i fundit i BERZH për investimet e huaja është realisht një kambanë alarmi për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Raporti deklaron se Shqipëria është vendi me stokun më të ulët të investimeve të huaja për frymë popullsie në Ballkan, me diferencë të theksuar me vendet e tjera. Shqipëria i ka investimet për frymë vetëm pak më shumë se 1 mijë euro, kur vendi i parafundit, Bosnja, e ka këtë tregues gati 2 mijë euro. Dhe për të mos shkuar më tej për t’u krahasuar me Serbinë 3 mijë euro apo Malin e Zi 6000 mijë euro.

Situata ekonomike sa vjen dhe rëndohet më shumë dhe ajo çka duhet të na shqetësojë është se qeveria vazhdon të propagandojë të kundërtën, duke refuzuar të shikoj realitetin dhe rrënimin që i bëhet çdo ditë tryezave të familjeve shqiptare.

Mijëra biznese po mbyllen, mijëra qytetarë të papunë. Edhe të vetmet investimet të huaja që kemi që para vitit 2013, TAPI dhe Devolli, po shkojnë drejt fundit. Është tronditëse të analizosh shifrat e shqiptarëve që po largohen nga vendi, ku kryesisht dominon rinia dhe shtresa e mesme!

Mungesa e investimeve të huaja tregon qartë edhe mungesën e besimit të vendeve të Bashkimit Evropian drejt Shqipërisë, por në të njëjtën kohë tregon edhe mungesën e suksesit të reformës në drejtësi, e cila lidhet drejtë për së drejti me investimet në vend. Shqiptarët nuk duan të dëgjojnë burgun si të vetmen alternativë për suksesin e reformave dhe të ardhmen e tyre. Ata duan perspektivën evropiane të Shqipërisë nëpërmjet forcimit të ekonomisë, nëpërmjet hapjeve të vendeve të reja të punës, nëpërmjet reformave shtetndërtuese që rrisin standartin e jetës të çdo qytetari shqiptar!

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al