Klajda Gjosha: Shqiperia e ka humbur trenin e 2025

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëkohësisht edhe ish-ministre e Integrimit, Klajda Gjosha në një deklaratë në emisionin Top Show, në Top Channel është prononcuar për procesin e integrimin e Shqipërisë në BE. Sipas Gjoshës tashmë vendit tonë i është vendosur një afat konkret për integrimin, viti 2025, por Shqipëria e ka humbur që tashmë mundësinë duke qenë se nuk ka plotësuar as kushtet bazë.
Më poshtë keni një pjesë të deklaratës së Gjoshës:

Sigurisht që do të kërkohen kushte për tu plotësuar. Momenti i hapjes së negociatave do të sjell një monitorim të shumëfishtë, dhe Shqipëria ka nevojë për një monitorim të rreptë. Përsa i përket Shqipërisë, për fat të keq duhet të themi se Shqipëria e ka humbur trenin e vitit 2025. Deklarata e BE përsa i përket Shqipërisë ishte me gjuhë evazive dhe ngre pikëpyetje, pasi Shqipëria ende nuk ka plotësuar kushtin kryesor sic është reforma në drejtësi dhe Vetingu. Megjithatë do të shikohet për këtë në muajin prill. Ajo cka është e rëndësishme është se duhet një punë e madhe si nga qeveria ashtu dhe nga maxhoranca. Duhet krijuar nje imazh ndryshe për Shqipërinë, sepse deri tani nuk është ai i duhuri. Duhet zbatim me rigorizitet i detyrave, dhe jo shoë nga ana e qeverisë.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al