Klajda Gjosha: “Shqipëria e sheh procesin e integrimit në Bashkimin Europian, si një proces transformues për të ardhmen e vendit”

Ministrja e Integrimit Europian, zonja Klajda Gjosha, e cila u takua në Londër me Ministrin e Shtetit për Çështjet Europiane të Britanisë së Madhe, zotin Alan Duncan, shprehu falënderimet në emër të qeverisë shqiptare, për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve. Ministrja Gjosha tha se Shqipëria ndjek me interes zhvillimet në Britani veçanërisht pas BREXIT, dhe e ka mirëpritur konfirmimin për bashkëpunim të ngushte BE-Britani në çështjet me interes të përbashkët.

Bashkëbiseduesit diskutuan në lidhje me reformën në drejtësi, ku Ministri Duncan vlerësoi miratimin e konsensual të kësaj reforme duke e u shprehur se zbatimi i saj do të ndikojë në progresin e mëtejshëm të Shqipërisë nëpërmjet forcimit të shtetit të së drejtës. Qeveria britanike ka shprehur gadishmërinë për të mbështetur me ekspertizë në zbatimin e kësaj reforme.

Ministrja Gjosha, theksoi se Shqipëria e sheh procesin e integrimit në Bashkimin Europian, si një proces transformues për të ardhmen e vendit dhe është e vendosur të plotësojë të gjitha kushtet të cilat do të rrisin standardet e jetës së qytetarëve.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al