Klajda Gjosha: Sot opozita ka treguar qartazi vizionin e saj pro europian!

Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook duke u shprehur se vendimi i grupeve parlamentare të LSI dhe PD për të mos bojkotuar parlamentin, e ka ngritur nivelin opozitar në një standard që ka dalë jashtë pritshmërive të një mazhorance që priste me padurim ta fajësonte atë, për një nga proceset më të rëndësishme të Shqipërisë dhe se ky vendim e bën opozitën një alternativë të qartë për të ardhmen e Shqipërisë europiane!

Më poshtë statusi i plotë:

Sot opozita ka treguar qartazi vizionin e saj pro europian dhe shërbimin e jashtezakonshëm që po i bën vendit dhe qytetarëve. Vendimi i grupeve parlamentare të LSI dhe PD për të mos bojkotuar parlamentin, e ka ngritur nivelin opozitar në një standard që ka dalë jashtë pritshmërive të një mazhorance që priste me padurim ta fajësonte atë, për një nga proceset më të rëndësishme të Shqipërisë.
Pas një proteste madhështore dhe mbi të gjitha paqësore, opozita vazhdon aksionin e saj duke respektuar institucionet dhe mbi të gjitha duke respektuar qytetarët e këtij vendi.
Opozita sot ka dalë mbi çdo interes partiak, edhe pse situata justifikonte plotësisht qëndrimet e tjera radikale që ajo mund të ndërmerrte. Në një kohë kur drejtësia duket qartë se është tashmë e kapur dhe në shërbim të disa individëve, në një kohë kur kriminaliteti nuk është më çështje emrash por çështje sistemi dhe për më tepër kur kushtet e integrimit qeveria i ka kthyer në anti vlera dhe në vend që të punoj për to, i sulmon ato me arrogancë! Ndaj dhe ky vendim i marrë sot dhe qëndrimi stoik i opozitës për çeljen e negociatave, e bën sot opozitën një alternativë të qartë për të ardhmen e Shqipërisë europiane!

Vendi ka nevojë për këtë alternativë sot më shumë se kurrë sepse udhëkryqi në të cilën ne ndodhemi është nga më të rrezikshmit në këto 27 vite!

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al