Deputetja e LSI-së Klajda Gjosha zhvilloi një takim në selinë e LSI-së me Oficerin e Zyrës për Shqipërinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Z. Keith West.

Në takim u diskutua mbi çështjet e rëndësishme të aktualitetit politik, si dhe mbi Reformën në Drejtësi, Reformen Zgjedhore dhe rëndësinë e ecurisë së këtyre reformave në lidhje me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Integrimit në BE.