Klajda Gjosha: Tashmë janë të gjitha kushtet që të nisë sa më shpejt zbatimi i ligjit të vettingut

15590725_1393725977307323_5735864405395053161_oMinistrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha pret Ministrin e Shtetit për Çështjet Europiane të Republikës Federale të Gjermanisë, z. Micheal Roth

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, shprehu angazhimin më maksimal të qeverisë për vijimin e reformave që janë në funksion të procesit të integrimit evropian të vendit dhe nënvizoi se puna për përmbushjen e 5 prioriteteve ka vijuar dhe do të vijojë me ritëm të shpejtë dhe cilësor. Ministrja Gjosha shprehu besimin se tashmë janë të gjitha kushtet që të nisë sa më shpejt zbatimi i ligjit të vettingut, i cili do ti hapte rrugën negociatave me BE.

“Ky hap me procesin do të ishte shumë pozitiv për vendin tonë, por nga ana tjetër do të na vendoste në një raport të ri me Bashkimin Europian, i cili do ta kishte më të lehtë monitorimin e reformave që ne po ndërmarrim”, tha Ministrja Gjosha.

Ministri Roth vlerësoi progresin e bërë me reformat e ndërmarra në konsolidimin e shtetit ligjor dhe theksoi se zbatimi i reformës në drejtësi është vendimtar për avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë me procesin e integrimit.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al