Klajda Gjosha: Uroj që Aleanca e Grave Deputete të shoh përtej interesave partiake apo urdhrave që japin kryetarët e partive

Deputetja e LSI-së, njëkohësisht edhe Kryetare e Forumit të Gruas të së njëjtës forcë politike, znj. Klajda Gjosha ka mbajtur sot fjalën e saj në Alencën e Grave Deputete. Znj. Gjosha u bëri thirrje të gjitha anëtareve të aleancës të solidarizohen me të gjitha nënat të prekura nga përmbytjet dhe nuk la pa përmendur edhe synimet që kjo aleancë ka për legjislaturën e re.

Më poshtë keni fjalën e plotë të znj. Gjosha:

Faleminderit shumë znj. Hysi,
I nderuar z. Kryetar i Kuvendit,
Të nderuar kolegë deputetë, ministra,
Të nderuar shkëlqesi ambasadorë dhe përfaqësues të gjithë organizoneve ndërkombëtare që jeni sot në këtë sallë.
Nuk është e thjeshtë të mbaj këtë fjalë pas kaq shumë përfaqësuesish që kemi sot, pas kaq shumë fjalësh. Unë hodha më shumë opsione të diskutuara në Alencën e Grave Deputete, por unë qëndroj larg së përmenduri të asaj c’ka pozicioni i vështirë që po kalon vendi në këto ditë, për shkak të përmbytjeve dhe tu them të drejtën sot në mëngjes, në momentin që u zgjova, lexova një lajm ku një nënë e re po mundohej të shpëtonte foshnjen e saj vetëm 5 muajshe nga përmbytjet,sepse i ishte përmbytur shtëpia e saj dhe ndaj dua që sot në emër të të gjithë zonjave këtu, deputete të shprehim sensibilizimin tonë.
Unë uroj që kjo situatë, të paktën sa më shpejt, për të shpëtuar jetën e shumë nënave dhe shume fëmijëve të tyre kudo që ndodhen në të gjithë vendin.
Është kënaqësi e vecantë që sot ne të mblidhemi në këtë organizim të parë të kësaj legjistature per Aleancë e Grave Deputete dhe realisht uroj që pas këtij takimi të pasojmë menjëherë me zgjedhjen e kryetares për të gjithë anëtaret, në mënyrë që kjo aleancë të duartrokitet në punën e saj në punën e saj që i takon, ashtu sikurse ka pasur një punë të shkëlqyer edhe në legjislaturën e shkuar dhe serisht ashtu sic bëri dhe z. Vokshi, une dua realisht të falenderoj znj. Doda, znj. Hafizi, znj. Caka për të gjithë punën e shkëlqyer dhe gjithë anëtarët e Alencës së Grave të legjislaturës së shkuar. Të mos harrojmë që ka pasur jo pak arritje dhe njëra prej tyre ka qënë pikërisht 50% i grave një fitore shumë e madhe për të gjithë këshillat bashkiak, gje e cila duhet të zbatohet pse jo edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Është një model i shkëlqyer që ne mund të vazhdojmë ta ndjekim.Kjo aleancë duhet parë në një rëndësi të veçantë për një arsye të thjeshtë sepse ne grate dhe vajzat e kuvendit të Shqipërisë dashur pa dashur kthehemi në një model për të gjitha ato vajza dhe gra që kanë votuar dhe kanë besuar te ne, se kemi një forcë e jashtëzakonshme jo vetëm për të ndryshuar politikën në vend por edhe këtë realitet të hidhur të shqiptarëve. Duhet të jetë kjo aleancë një model konstruktiv, solidariteti që shpesh herë mungon dhe patjetër frymën e konsensusit.
Ka dy momente ku unë do të kisha dashur të mbështetej puna e aleancës, e para është shtrirja e përfaqësimit të grave dhe vajzave në Kuvendin e Shqipërisë
Ky do të ishte hapi i pare i partive politike për të zbatuar këtë qasje, por përpara se të shkojmë këtu do doja të ndalesha pikërisht në atë ç’ka është puna paraprake për të realizuar atë që është pikërisht rritja e kapaciteteve në terren në të gjitha kandidaturat e mundshme zgjedhjet e ardhshme. 
Sepse duhet të jemi pak të sinqertë, përtej dëshirës që kemi për të rritur përfaqësimin e grave dhe vajzave shpesh here e kemi të pamundur të gjejmë njerëzit e duhur me aftësitë e duhura që ato duhet të kenë.
Dhe fare mirë kjo aleancë mund të çojë përpara këtë qasje.
E dyta që për mua është akoma më e rëndësishme është roli që Aleanca e Grave Deputete do të duhet do duhet të punojë në nismat ligjore që ndihmon një vajzë, që ndihmon një grua, një nënë për të qenë pjesë aktive e shoqërisë nisma që ndihmojnë fuqizimin ekonomik të saj, arsimimin dhe që e bëjnë atë më të aftë për tregun e punës. Mbështetja që duhet ti jap çdo nëne që vendi i punës ka mbi supe, punën e papaguar të rritjes së fëmijëve apo të përkujdesit të familjes sepse në fund të fundit nëse mbështesim një grua i kemi dhënë mbështetjen të gjithë familjes në tërësi.
Dhe për ti arritur të gjitha këto unë uroj që aleanca të shoh përtej interesave partiak apo urdhrave që shpesh here japin kryetarët e partive sepse nëse nuk e arrijmë këtë atëherë do të jetë e vështirë të vendoset në interes të të gjitha atyre grave dhe vajzave që zërin e tyre e percjellin në Kuvend nëpërmjet gjithësecilës prej nesh.
Dëshiroj që dhe si kryetare e gruas të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në emër të grupi tonë parlamentar pra në emër të grupit parlamentar uroj që puna jonë së bashkë deri në përfundim të këtij mandate sa më shumë në energjinë pozitive dhe sukses sa më të madh.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al