Klajda Gjosha: Vota e Shqipërisë nuk është e një individi, as e një institucioni të vetëm, ajo duhet të ishte një votë që përfaqësonte besimin e qytetarëve shqiptarë!

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar mbi votimin e kryer sot në mbledhjen e OKB-së mbi çështjen e Jeruzalemit. Sipas znj. Gjosha vota e Shqipërisë nuk është e një individi, as e një institucioni të vetëm, por ajo duhet të ishte një votë që përfaqësonte besimin e qytetarëve shqiptarë.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Sot është marrë një vendim i rëndësishëm në Asamblenë e OKB-së, ku pjesë e votave kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi statusin e Jeruzaleminit, ka qënë edhe Shqipëria. Përtej këtij vendimi për të votuar kundër, ajo cka përbën një problem real është që për një cështje me kaq shumë rëndësi, nuk është zhvilluar asnjë lloj konsultimi, as me Kuvendin e Shqipërisë, as me Presidentin e Republikës! Vota e Shqipërisë nuk është e një individi, as e një institucioni të vetëm, ajo duhet të ishte një votë që përfaqësonte besimin e qytetarëve shqiptarë!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al