Klajdi Priska: Skandali më i ri i qeverisë; 460 familje në Tepelenë pa ndihmë ekonomike

Aktivisti i LRI-së, Klajdi Priska me anë të një statusi në Facebook ka denoncuar një rast flagrant të qeverisë, ku sipas Priskës 460 familje në Tepelenë nuk kanë përfituar ndihmën ekonomike dhe nga bashkia nuk u është dhënë asnjë arsye. Ai ka vijuar statusin duke shkruar se këto janë vetëm disa nga goditjet kundrejt shqiptarëve.
Më poshtë keni statusin e plotë:

Skandali më i ri i qeverisë
460 familje në Tepelenë nuk kanë përfituar ndihmën ekonomike dhe nga bashkia nuk iu dha asnjë arsye.

Turpi i rradhes i narkoqeverisë, nuk i jep ndihmat ekonomike familjeve në nevojë në qytetin e Tepelenës. Me çfarë do të ushqehen gjatë këtyre ditëve këto familje.

E për më tepër kjo padrejtësi vjen pas lajmit se qeveria do të mundësojë para për ushqim për çdo ditë punë për punonjësitë e administratës. 
Koordinimi kohor i këtyre ngjarjeve është një “rastësi” që ven në dukje shumë qartë neglizhencën totale të qeverisë për qytetarër e thjeshtë të Shqipërisë.

Fatkeqësisht një qeveri e cila ka humbur cdo sens dhe arsye njerëzore e tregoi dhe njëherë se nuk i intereson asgjë në lidhje me vendin dhe me Shqiptarët.

Vrastare për familjet çdo vendim që qeveria e Kryeministri arrogant po merr, të mohosh librat falas për nxënësit nga klasa e parë në të nëntë, të kundërshtosh kalimin e një ligji për minatorët e tani më ekstremi mos dhënies së ndihmave për familjet në nevojë.

Gjithashtu nuk mund të lë pa përmendur dhe sulmin që po i bëhet kulturës tonë.
Duhet të jemi të vetdijshëm se Kultura e nje kombi buron nga zemra dhe shpirti i njerezve te tij.
Por çfarë mbetet kur njerëzit dhe institucionet kërcënohen nga projektet vetëpërfituese të njerëzve në drejtim. 
Kjo e fundit ishte vendimi për zhvendosjen e teatrit kombëtar nga godina ekzistuese, për ti hapur rrugë ndërtimit të nje kulle. Duke marr dhe kundërshtimet e artistëve të cilët janë intelektualët e këtij vendi, qeveria rrefuzon ti dëgjoj përpara interesave të tyre personale.

Këto janë vetëm disa nga GODITJET kundrejt Shqiptarëve, dhe për sa kohë do të durojmë përballë këtyre padrejtësive?!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al