Mbrëmja e së martës ka hyrë në historinë e NBA. Në ndeshjen mes Chicago Bulls dhe Golden State Warriors u thye një rekord, por protagonist nuk ishte Stephen Curry apo Kevin Durant, dy basketbollistët më të mirë të Warriors.

Ishte Klay Thompson, i cili me 14 tentativa të realizuara për 3 pikë, regjistroi statistikën më të mirë të historisë së NBA.

Rekordin e mëparshëm e mbante pikërisht Stephen Curry, shoku i tij i ekipit, i cili në vitin 2016 shënoi 13 tentativa për 3 pikë ndaj New Orleans Pelicans.