Klevi Elezi / Programi i LSI-së në sytë e një të riu

Fushata e 2017 ka nxjerrë përballjen më të fuqishme midis tri partive më të mëdha të vendit. Këto parti po bëjnë “luftë” për vendin e parë, një luftë që do ketë vetëm një fitues.

Duke parë terrenin mendoj se një qytetar sot shikon më në brendësi të programeve politike. Sot të rinjtë mund të jenë një zë i fuqishëm për të diskutuar dhe promovuar programet politike, pse jo dhe për të debatuar.

Duke analizuar programet politike të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike si dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim dal në përfundimin se Lëvizja Socialiste për Integrim ka një program komod dhe zhvillues për vendin.

Ky program ka një plan për stabilitetin ekonomik, hapjen e punësimit, rritje rroge për nënpunësit. Kjo me fjalë të thjeshta do të thotë se çdo qytetar do të ketë një mirëqenie më të mirë dhe do ketë më shumë investime. Ky program do t’i japë Shqipërisë shansin që meriton.

Por çfarë ka të keqe programi i Partise Socialiste dhe asaj Demokratike?

Partia Socialiste ka një program konkret për të rrënuar ekonominë, një program për të pasuruar tiraninë. Programi i Partise Socialiste është program i cili i merr pasurinë të “pasurve” dhe të “pasurit” marrin masa duke hequr punëtorë nga puna, duke ulur rrogën. E ç’i duhet vendit ky program i cili jo vetëm rrit varfërinë dhe mjerimin, por dhe shkatërron ekonominë bazë të çdo familjeje shqiptare. Shqiptarët nuk kanë nevojë për rritje taksash, mashtrime elektorale; shqiptarët duan gjëra konkrete.

Kjo i sjell Partisë Socialiste që të humbë pikë të mënjehershme.

Nga ana tjetër Partia Demokratike kërkon të fitojë terren me një program jo të qëndrueshëm ekonomik, por ky program në mënyrë teorike është i mirë, por nëse vendoset në mënyrë praktike ai jo vetëm që nuk do të funksionojë, por do të jetë një program i dështuar dhe fyes për të gjithë ata që do mbështesin programin e Partisë Demokratike.

Prandaj duhet të votojmë programin i cili është një program afatgjatë dhe i sigurtë, ai është programi i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Klevi Elezi

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al