Klevi Pojana: Asgjë nuk është e pamundur kur të rinjtë bëhen bashkë rreth vlerave më të mira!

Në një takim të zhvilluar me strukturat e LRI-së, Pogradec Nënkryetari i LRI-së, njëkohësisht Anëtar i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana është shprehur se ekonomia e dobët, arsimi i cunguar dhe me tarifat më të shtrenjta në rajon, papunësia, kriminaliteti, mungesa e shpresës dhe prespektivës që kjo KEQqeverisje ka injektuar në jetën e çdo qytetari, i shtyn të rinjtë pogradecar dhe të gjithë Shqipërisë për tu larguar nga vendi.

“Sot e diskutuam dhe dakortësuam me të rinjtë e Pogradecit se e ardhmja jonë duhet të jetë Shqipëria dhe objektiv i përbashkët është integrimi dhe arritja e standarteve më të mira Europiane!”-shprehet Pojana me anë të një postimi në Facebook.

Më poshtë statusi i plotë:

SHQIPËRIA ËSHTË E TË RINJVE

Ne jemi të angazhuar çdo ditë për të afruar më shumë të rinjtë shqiptarë me vendimmarrjen dhe politikbërjen.

Ekonomia e dobët, arsimi i cunguar dhe me tarifat më të shtrenjta në rajon, papunësia, kriminaliteti, mungesa e shpresës dhe prespektivës që kjo KEQqeverisje ka injektuar në jetën e çdo qytetari, i shtyn të rinjtë pogradecar dhe të gjithë Shqipërisë për tu larguar nga vendi Por kjo nuk është zgjidhje!

Sot e diskutuam dhe dakortësuam me të rinjtë e Pogradecit se e ardhmja jonë duhet të jetë Shqipëria dhe objektiv i përbashkët është integrimi dhe arritja e standarteve më të mira Europiane!

Asgjë nuk është e pamundur kur të rinjtë bëhen bashkë rreth vlerave më të mira!

Bashkë ja dalim çdo sfide!

#LRI 🌷 🇦🇱🇪🇺 @ Pogradec, Albania

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al