Klevi Pojana: Do të bashkohemi të gjithë për Shqipërinë dhe të ardhmen tonë europiane.

Fjala e Nënkryetarit të LRI-së, Klevi Pojana në protestë.

Dua vetëm një moment të marr nga fjala për ti vënë kryqin që meriton. Dua ta nis fjalën time me një falenderim për të rinjtë e FRPD dhe të LRI-së që kanë sa e sa ditë që vijnë këtu për ti treguar kësaj qeverie se me procedime penale, me ndjekje dhe me arrestime ne nuk trembemi dhe nuk ndalemi nga rruga jonë. Është një rrugë që nuk e bëjmë për vete, nuk e bëjmë për pushtet, është një rrugë që do ta bëjmë për Shqipërinë dhe për të ardhmen tonë.
Nëse Edi Ramës i gënjen mendja që ndonjë ditë do arrij të na fus në konfliktin që ne jemi të majtë, jemi të djathtë, socialist,demokrat e ka gabim. Do bashkohemi të gjithë për flamurin kuq e zi, për të ardhmen tonë europiane.
Kemi thënë e stërthënë të gjithë problematikat e shqiptarëve. Sot mendoj që duhet ti bëjmë një ftesë, të shtrijmë dorën e bashkëpunimit për këdo që nuk e ndjen veten mirë në Shqipëri. Ftojmë këdo, të ri e të re anë e mbanë Shqipërisë dhe ata që janë larguar që të vijnë të kontribuojnë në Shqipëri. Të vijnë dhe të largojnë këtë autokrat nga drejtimi i vendit. Sot mes nesh janë dhe dy të rinj që janë nga FRESSH. Nuk duan të shfaqen, i thashë që të bashkohen me mua po nuk preferuan. Sepse sot realisht këtu nuk duhet të ishin vetëm të rinjtë e LRI, FRPD por duhet të ishin të gjithë të rinjtë shqiptar dhe ata që nuk duan të merren me politikë. Sepse protesta jonë, kauza jonë nuk ka të bëjë thjesht me bindje politike por ka të bëjë me ndjeshmërinë nacionaliste shqiptare. Ftesa jonë është për këdo që do një të ardhme më të mirë. Ftesa jonë është për këdo i cili do një të nesërme më të mirë. Ftesa jonë është për çdo shqiptar që e do Shqipërinë, që e do rrugën europiane të këtij vendi, dhe e do ta shikojë këtë vend më të begatë dhe më të përparuar. Dhuna presionet arrestimet, ta dijë mirë Edi Rama, Fatmir Xhafa e kushdo tjetër bashkë me ta, që nuk do ta ndalë rininë shqiptare drejt rrugës që ajo ka. Ju falenderojmë të gjithëve për pjesëmarrjen, falenderojmë median që ka qenë prezente dhe ne do të jemi sërish në aktivitete të tjera së bashku për ti treguar kësaj qeverie që aksioni jonë nuk ka përfunduar pa u larguar kjo qeveri nga pushteti.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al