Klevi Pojana: E ardhmja e Shqipërisë, e nesërmja e kombit tonë,rinia studentore kërkon të dëgjohet!

Nënkryetari i LRI, njëkohësisht anëtar i Kryesisë së LSI, Klevi Pojana me anë të postimi në Facebook shprehet se në datë 23 Janar tek Pallati i Kongreseve në orën 17:00 studentët do të jenë të gjithë bashkë për të thënë njëzëri se studentët munden të sjellin ndryshimin!

Më poshtë statusi i plotë:

E ardhmja e Shqipërisë, e nesërmja e kombit tonë, shpresa më e madhe për të ardhmen #riniastudentore kërkon të dëgjohet!

Në datë 23 Janar tek Pallati i Kongreseve në orën 17:00 do të jemi të gjithë bashkë për të thënë njëzëri se #studentëtmunden të sjellin ndryshimin!

Do të jemi bashkë për të treguar se panvarësisht cdo vështirësie dhe problemi ne do të zgjedhim ta ndërtojmë jetën tonë #këtu🇦🇱!

Do të jemi bashkë për të kërkuar më shumë kushte bashkohore në universitetet tona!

Do jemi bashkë për të treguar se të rinjtë duan më shumë praktika pune, përgatitje më të mirë teorike e praktike dhe cfarë është më e rëndësishmja më shumë mundësi punësimi!

Do të jemi bashkë për të treguar sot më shumë se kurrë se ne besojmë tek forca jonë dhe nuk do të qëndrojmë në pritje por do të jemi ne ata që do ta ndryshojnë këtë gjendje!

#unëbesojtekriniashqiptare

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al