Klevi Pojana: E nesërmja e Shqipërisë i përket ëndrrave dhe vullnetit të të rinjve!

Nga Klevi Pojana, nënkryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim

Jemi ne, rinia që duhet dhe do të ndërtojë këtu të ardhmen e kombit shqiptar sipas standarteve më të mira europiane.

Vetëm të bashkuar dhe të vendosur, besimplotë tek vlerat dhe parimet demokratike do t’ja dalim të rikthejmë shpresën tek çdo i ri, për të mos parë zgjidhje tek largimi dhe për të mos zgjedhur neglishencën por përfshirjen që gjërat të ndryshojnë njëherë e mirë.

Papunësia, ekonomia, siguria, shëndetësia, arsimi dhe elementët e tjerë shtetformues e vështirësojnë çdo ditë jetesën tonë, por asnjë nga këto probleme nuk zgjidhet duke heshtur.

Duhet të flasim dhe më shumë se të flasim duhet të veprojmë, me çdo instrument dhe mënyrë demokratike për të mundur armikun e përbashkët të shqiptarëve të papushtet, pa dallim dhe nga ngjyra politike, keqqeverisjen.

Keqqeverisja dhe korrupsioni e kanë kthyer Shqipërinë në një minierë për pushtetarët dhe oborrtarët e tyre dhe në një vend të pajetueshëm me kushte mizerabël për qytetarët e thjeshtë.

Në tre dekada tranzicion, politika jonë ka shumë kusure për të larë dhe sot ajo duhet të përgjigjet.
Të përgjigjet para ligjit dhe ti hap rrugë një politike të re, e cila vjen vetëm me një mentalitet të ri dhe me vullnetin e të rinjve.

Unë jam i bindur tek e ardhmja Europiane e vendit tonë, pasi është Europa destinacioni ynë i vetëm, i cili nuk lidhet thjeshtë me vendodhjen gjeografike por lidhet më së shumti me aspiratat tona strategjike dhe politike.

Por ne si të rinj nuk e shohim integrimin thjeshtë si një proçes antarësimi, ajo që ne të gjithë duam është të arrijmë standartet Europiane në shërbime dhe cilësinë e jetës.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al