Klevi Pojana: Edi Rama duhet rrëzuar menjëherë dhe nëse e lejmë për nesër do të jemi shumë vonë

Fjala e Nënkryetarit të LRI-së, Klevi Pojana në protestë

Ne jemi të gjithë të rinj të vendosur këtu për të vazhduar misionin tonë, për të protestuar kundër kësaj keqqeverisje dhe këtij kryeministri arrogant. Faktikisht kjo e sotmja, kjo qeveri i ngjan një autokracie që dita ditës po kthehet në tirani për të gjithë shqiptarët. Kjo qeveri e ka humbur misionin e saj për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë. E ka humbur fillin e saj dhe është e lidhur kokë e këmbë me krimin dhe me drogën. Para se të vinim sot këtu, para se të mblidheshim dikush më pyeti pse po del të protestosh. Pse protestoni ju sot?

I them atij dhe kujtdo tjetër që na ndjek sot, që të rinjtë, të gjithë ne këtu por edhe dhjetra të tjerë të cilët nuk na janë bashkuar dot këtu, protestojmë jo për parti politike, jo për pushtet, protestojmë për Shqipërinë dhe për të ardhmen tonë. Ne sot këtu protestojmë për artistët, për Teatrin Kombëtar që është vetëm pak metra larg, i cili do të prishet nga kjo qeveri. Ne sot protestojmë, për të gjithë ata minatorë të Bulqizës, të cilët gdhihen çdo ditë e më të varfër, ndërkohë majmen oborrtarët, pashallarët e Edi Ramës dhe të këtij pushteti. Ne sot protestojmë për naftëtarët të cilët kanë sa e sa muaj pa marrë rroga ndërkohë miqtë, pashallarët e Edi Ramës çdo ditë e më shumë shtojnë pasurinë e tyre. Ne sot protestojmë kundër kësaj keqqeverisje. Protestojmë kundër të gjithë atyre njerëzve të cilët e mendojnë pushtetin si mënyrën e vetme për tu pasuruar. Protestojmë kundër Edi Ramës, ministrave të tij të cilët po i marrin shpirtin çdo ditë qytetarëve me taksa. Po shkatërrojnë biznesin e vogël me taksim. Të nderuar miq, të nderuar të rinj, rruga jonë drejt Shqipërisë Europiane na i dikton për të qenë çdo ditë kundër këtij regjimi, kundër këtij regjimi autokrat. Sot ne jemi vonë për të rrëzuar Edi Ramën. Edi Rama duhej rrëzuar menjëherë dhe nëse e lejmë për nesër ta rrëzojmë do të jemi shumë vonë. Ne na takon të gjithëve dhe i shtrijmë dorën e bashkëpunimit kujtdo pa dallim politik sepse ajo që na bën ne bashkë është dëshira për të pasur Shqipërinë në BE. Për të pasur Shqipërinë që të gjithë baballarët e Kombit kanë menduar kur kanë dhënë jetën, kanë sakrifikuar gjithçka të tyren për të pasur lirinë dhe këtë  e Shqipëri që kemi sot. Unë i thirrje të gjithë atyre të rinjve dhe të gjithë atyre që na ndjekin që të na bashkohen sepse fundi i këtij pushteti është i afërt. Dhe Shqipëria e lirë, aleanca e vlerave shqiptare, aleanca që ne do krijojmë me çdo njeri me çdo qytetarë pa dallim politik dhe që do të dojë të ardhmen e Shqipërisë, do të dojë të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al