Klevi Pojana: Faleminderit LRI për 5 ditët më të bukura të verës

Klevi POjana 1Lëvizja Rinore për Integrim mbylli me sukses kampingun veror 2016.
1700 të rinjë nga e gjithë Shqipëria i dhuruan njëri-tjetrit 5 ditët më të bukura të verës. Punuan si një skuadër duke gatuar, servirur, larë e pastruar, me dhe për njëri-tjetrin, na treguan se të rinjtë e duan punën.

Organizuan deri në detajet më të vogl  trajnime, festa, lojra dhe aktivitete të shumëllojshme artistike e kulturore, na demostruan se kanë aftësi të shkëlqyera menaxheriale.
Promovuan veten duke shfaqur aftësitë e tyre në sferat e artit, kulturës, sportit dhe politikës, na dhuruan të qeshura e kënaqësi të papërshkrueshme.

Transmetuan energji tek sho-shoqi, por mbushën me pozitivitet dhe të ftuarit tanë, ju falën duartrokitje të zjarrta dhe zërin e tyre teksa brohorisnin.
Treguan se ky vend ka rini evropiane, me vlerat dhe virtytet më të mira të kombit Shqipëtar.

Mikpritën bashkëmoshatar dhe politikanë të suksesshëm nga vende të ndryshme të botës, të cilët jo vetëm i bënë miq, por i faktuan se ky vend ka rininë më energjike në ballkan, duke i lënë të largohen drejt vendeve të origjinës, vetëm pasi ishin bindur dhe kishin premtuar se do të ishin lobuesit më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që të shkonin.

Analizuan, diskutuan dhe konkluduan në hapat që duhen ndjekur për ti dhënë zgjidhje problematikave rinore.
Pastruan Gjirin e Jalit duke u kujdesur për natyrën, dhuratën më të cmuar që Zoti i ka bërë vendit tonë.

Tani, gjenden ne shtëpitë e tyre më të ditur, më të motivuar dhe më më  shumë shpresë për të ardhmen.

LRI është familja e rinisë shqiptare, vendi, ku zëri dhe energjia e të rinjve vlerësohet siç e meriton.

#Faleminderit për 5 ditë qetësi, dashuri, mirëkuptim, energji, pasion, qytetari, dije, emocion dhe shpresë.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al