Klevi Pojana: Kam disa pyetje se po të flas, do plas!

Nënkryetari i LRI, Klevi Pojana ka postuar në faqen e tij në Facebook një shkrim ku shprehet se mënyra sesi shteti shqiptar i trajton qytetarët e tij është e padrejtë të paligjshme dhe pa logjikë.

Më poshtë postimi i plotë:

KAM DISA PYETJE SEPSE PO TË FLAS DO TË PLAS!

A i keni parë skenat e turpshme se si trajtohen disa njerëz që varfëria dhe papunësia i ka detyruar të kërkojnë të ardhurat e nevojshme për të jetuar dhe për të mbajtur familjen duke tregtuar produkte ndryshme e kryesisht fruta-perime të vetë kultivuara?

A mundet dikush të më tregoj logjikën e trajtimit kaq mizor të atyre qytetareve që tregetojnë në mënyrë ambulante nga policia e shtetit dhe ajo bashkiake në veçanti?

A nuk mendoni dhe ju si unë, se të tillë qytetar meritojnë të nderohen nga shoqëria sepse kanë zgjedhur të punojnë dhe jo të parazitojne në kafene e lloto, sepse kanë zgjedhur të nxjerrin 5 lekë për veten dhe fëmijët e tyre që duan të ushqehen e shkollohen pa i futur askujt duart në xhep, pa vjedhur askënd, pa cënuar asnjë njeri?

A nuk duhet që këta njerëz, të vleresohen për sakrificën dhe shembullin e tyre por edhe sepse shpesh herë na ofrojnë produkte shumë cilesore e me çmime shumë ekonomike?

A s’do të ishte më mirë që këtyre të fundit ti siguroheshin kushtet dhe lehtësirat e duhura ashtu siç ndodh në qytetet dhe vendet e zhvilluara të botës, përpara se të vetmbrohen të zgjedhurit tanë duke thënë se nuk plotesojnë kushtet e higjenes, nuk janë produkte të kontrolluara e i shmangen detyrimeve ligjore?

Çfarë i ofrohet atyre fermereve që kanë pak produkte bujqesore për të tregtuar? Ku janë mini tregjet për shtijen me pakice nga vetë fermeret?

Ku ndodh tjetër që prishet një treg i madh i njohur si ‘Uzina Dinamo’ gjoja për mungesë standartesh dhe higjene dhe i lë qytetarët pa një treg tjetër alternativ, ndërkohë po aty ende vazhdohet tregtimi, madje dyqani i mishit ndahet nga dyqani i peshkut nga një dyqan në mes, ku tregtohen rroba të përdorura?

A ka vend ku të qëndroj në këtë zallamahi sekuestrimi i një arke me banane, i një arke me spinaq, i një thesi me miser, i një çante me fara luledielli dhe kjo të behet në mënyrë demonstrative, në mënyrë të dhunshme, në mënyrë shtazarake në prani të dhjetëra qytetareve të tjerë dhe të shumë femijeve a thua se është një aksion për kapjen e ndonjë krimineli te shumëkërkuar?

Çfarë i ofrojnë institucionet publike këtyre qytetarëve në këmbim? Vende të tjera pune? Ndihmë ekonomike?
Apo është një nxitje indirekte për tu larguar nga vendi ose për tu përfshirë në veprimtari kriminale?

Mos duhet valle që një njeri i tille që të fitojë respektin e uniformes policore, ose më saktesisht, pasi une nuk besoj se problemin ai e ka me efektivin me uniformë që zbaton urdhëra por me shefin e tij, të filloj të kultivojë kanabis, të fillojë të shes droge, të nisi grabitjet nëpër shtëpia ose të vras dike për ti marrë paratë?

Do te pranoja çdo pergjigje apo koment nga ju, vetëm një ju lutem mos ma jepni sepse sdo ta pranoja kurrë, mos më thoni se po zbatohet ligji, ok?

Shënim. Propozoj për këdo që e shikon të arsyeshme të nisim një fushatë, aspak politike por shumë qytetare, për të mbrojtur këta njerëz që per mua përfaqësojnë vlera të jashtezakonshme të shoqërisë dhe janë pikërisht këta që duhen derguar nëpër gjimnazet tona për tju treguar të rinjve se çfarë do të thotë të zgjedhësh punën e ndershme dhe djersen e ballit për të mbajtur veten dhe familjen.

Me fisnike se kaq unë nuk di të jetë gjë tjetër në jetë.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al