Klevi Pojana: Keqmenaxhimi dhe papërgjegjshmëria e institucioneve publike po kthehen në fatura që do të rëndojnë shumë në xhepat e qytetarëve dhe jemi vetëm në fillim të vështirësive të dimrit

Nënkryetari i LRI, njëkohësisht anëtar i Kryesisë së LSI, Klevi Pojana ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për gjendjen e rënduar të vendit nga shirat dhe moti i keq. Pojana është shprehur se situatë tejet e vështirë paraqitet dhe në njësinë 8, në zonën e bregut të lumit dhe se shumë familje bëjnë apel për ndihmë dhe presin përgjigje nga institucionet të cilat po tregohen të papërgjegjshme.

Më poshtë reagimi i plotë:

Shirat e fundit e kanë rënduar shumë situatën në cdo qytet të Shqipërisë.
Keqmenaxhimi dhe papërgjegjshmëria e institucioneve publike po kthehen në fatura që do të rëndojnë shumë në xhepat e qytetarëve dhe jemi vetëm në fillim të vështirësive të dimrit.
Situatë tejet e vështirë paraqitet dhe në njësinë 8, në zonën e bregut të lumit.
Shumë familje bëjnë apel për ndihmë dhe presin përgjigje nga institucionet.
Të shpresojmë tek solidariteti mes njëri-tjetrit dhe ti gjendemi në këto kushte kujdo që ka nevojë me ndihma ushqimore e veshmbathje.
Të mos harrojmë në lutjet tona e të mbështetemi tek i madhi Zot për cdo jetë njerëzore e që të mirat materiale të shqiptarëve të mos dëmtohen!

Burimi:(integrimi.al/E.P)

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al