Klevi Pojana: “Konferenca e Pezës, më e rëndësishmja e Luftës Nacional Çlirimtare”

Me rastin e 75 vjetorit të mbajtjes së Konferencës së Pezës, nënkryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim Klevi Pojana është rikthyer pas në kohë duke vënë në urimin e tij disa prej momenteve më të rëndësishme të kesaj dite.

Postimi i plotë:

“Në pllajën e një luginë që gjarpëron midis kurorës me kodra të buta, fare pranë Tiranës, u mbajt 75 vjet më parë Konferenca e Pezës, pak vite larg nga casti historik ku po në të njënjtin vënd u krijua ceta e parë antifashiste në Europë nga patrioti Myslym Peza së bashku me disa pezakë të tjerë!

Pa dallim feje, krahine dhe ideje!

Nën këtë mesazh madhor dhe me vlera të padiskutueshme në cdo kohë u bashkuan për herë të parë dhe të fundit forcat e të gjitha fronteve!

Konferenca e Pezës cilësohet me të drejtë si ngjarja më madhore gjatë luftës antifashiste nacional clirimtare për bashkimin e popullit!

Këtë dashuri për atdheun dhe lirinë, Peza dhe pezakët do ta paguanjn shumë shtrejt, tri herë u dogj nga forcat pushtuese të cilat iknin vetëm pasi gjithcka që mbante ajo tokë do të shkretohej tërësisht, 327 dëshmorë dha për tokën mëmë kjo krahinë që u kthye në simbolin e luftës së lavdishme të popullit tonë për clirim duke përballuar ofensivat më të ashpra armike që përfshinin deri në 14.000 trupa me artilerilerinë më të rëndë!

Po Peza kurrë nuk u dorëzua, ajo u bë frymëzimi për liri, kurajoja e popullit për drejtësi, forca për të luftuar panvarësisht se sa e madhe dhe e fortë është e keqja që qëndron përballë!

Kënga u këndua dhe u trashëgua brez pas brezi:
-”Ndoshta bimë kjo tokë s’do të lindë por do të rrisë paritzanë!”

Unë jam krenarë që jam rritur duke e dashur dhe nderuar historinë dhe heronjtë e popullit tim por vecanërisht kam dobësi për luftën dhe historinë e të parëve të mi dhe të Pezës!

Prandaj sot na takon të gjithëve të kujtojmë me përulje veprën e tyre sublime e cila si produkt ka lirinë që jetojmë sot!

Krahinës së Pezës i atribohet fisnikërisht titulli i lartë i krahinës martire dhe sot është një ditë ku Peza dhe historia e kombit shqiptarë bën thirrje vetëm për bashkim!

Lavdi Pezës heroike!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
Lavdi luftës për liri!”

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al