Klevi Pojana: Kthehuni në një HERO duke dhuruar gjak dhe duke shpëtuar jetë!

Pas lançimit të Aleancës së Dhurimit të Gjakut nga Presidenti Ilir Meta, disa ditë më parë ka reaguar dhe nënkryetari i LRI-së, njëkohësisht anëtari i Kryesisë së LSI-së Klevi Pojana me anë të një video ku përcjellë gjithashtu dhe mesazhin kuptimplotë për aktin e dhurimit të gjakut.

“Dhurimi i gjakut është një akt sa human aq dhe fisnik, i cili shërben pozitivisht si për dhuruesin ashtu dhe për përfituesin.”- shkruan Pojana

Postimi i plotë:

Gjatë takimit që forumet rinore politike LRI, FRPD dhe FRESSh patën me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Z. Ilir Meta në kuadër të lançimit të ‘Aleancës për dhurimin e gjakut’.

Dhurimi i gjakut është një akt sa human aq dhe fisnik, i cili shërben pozitivisht si për dhuruesin ashtu dhe për përfituesin.

Nuk duhet të harrojmë se shumë fëmijë por dhe të rritur të sëmurë kanë nevojë në mënyrë tëvazhdueshme për të marrë gjak.

Po ashtu duhet të kemi të qartë se gjithsecili prej nesh ose të afërmit tanë, mund të përballen në një moment me nevojën për të marrë gjak.

Është një proçedurë shumë e thjeshtë e cila të merr pak minuta kohë, por në krahun tjetër mund të shpëtoj jetën e dikujt.

Kthehuni në një HERO duke dhuruar gjak dhe duke shpëtuar jetë!

Gjithsecili prej nesh i cili mundet, duhet ta bëj!

Burimi: (Integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al