Klevi Pojana: Ky kryeministër ka frikë nga forca dhe nga reagimi i të rinjve

Fjala e Nënkryetarit të LRI-së, Klevi Pojana në protestë.

Përshëndetje. U bënë disa ditë që dalim këtu dhe flasim dhe ndonjëherë përsërisim dhe vetveten. Prandaj sot dua të ndaloj te disa gjëra.

Ja ku janë dy armët e krimit që përdor rinia e opozitës shqiptare. Mikrofoni dhe megafoni, këto të dyja janë armët që e trembin Edi Ramën dhe këtë qeveri. Këto të dyja janë ato që shkaktojnë frikë dhe vrasin në këtë vend. Vrasin frikën, vrasin rrugën që këta diktatorë dhe autokrat duan ti japin Shqipërisë. Këto mjete vrasin dhe frikën e Edi Ramës se pushteti s’do të jetë i përjetshëm për të.

Unë dua të ndalem sot edhe në një element tjetër. E keni parë sot turin e llogaridhënies që kryeministri i Shqipërisë bën në çdo qytet të Shqipërisë. Çdo ditë shkon në këto qytete dhe flet për mashtrime. Ka shkuar sot në Durrës dhe ka folur për një Durrës turistik. Ndërkohë që Durrësin e kanë shkatërruar e kanë bërë qytetin më të pajetueshëm në Shqipëri. Qytetin ku ka shkatërruar çdo vepër kulturore dhe historike të Durrësit. Flet për uljen e papunësisë dhe për shifra rekord. Kjo qeveri e cila të vetmin rekord që ka është largimi i të rinjve nga vendi dhe normalisht që do të ulet papunësia se të rinjtë kanë ikur nga Shqipëria. Dhe pjesa më e madhe e tyre akoma duan që të ikin dhe duan të shkojnë në Europë.

Procedimet penale që bën prokuroria e përkohshme por që faktikisht po na del më e përhershme se e përhershmja edhe me vullnetin  e kryeministrit ndaj të rinjve tregon vetëm një gjë. Tregon që kjo qeveri ka frikë, tregon që ky kryeministër ka frikë nga forca dhe nga reagimi i të rinjve. Demokracia e ka kusht themelor të saj të drejtën për informim, të drejtën që qytetarët të informohen. Të drejtën që qytetarët të reagojnë kur ata nuk bien dakord me mënyrën e qeverisjes. Por kjo qeveri nuk mund ta lejojë dot sepse këtu nuk flasim per demokraci, këtu flasim për autokraci.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al