Klevi Pojana: LSI është alternativa më e mirë qeverisëse

Nënkryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, gjithashtu kandidat për deputetë në Qarkun e Tiranës, në një intervistë dhënë për gazetën ‘Shekulli”, flet për programin e LSI-së, ku primare është hapja e 100 mijë vende punës për të rinjtë. Pojana thekson faktin se duke mbështetur të rinjtë, LSI reformon klasën politike dhe sjell një gjeneratë të re, me mentalitet dhe energji pozitive për të ndërtuar të ardhmen që të gjithë ne ëndërrojmë.

Ju jeni nënkryetar i LRI-së dhe tashmë kandidat për deputet. Çfarë do të thotë ky hap i ri për ju?

Personalisht e shikoj si një mundësi shumë të mirë, një shans që më ofron mundësinë për të dhënë maksimumin tim në kauzat e të rinjve dhe për të përçuar më së miri vullnetin dhe zërin e rinisë në instancat më të larta. Por, mbi të gjitha listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë pasqyrimi më i mirë i filozofisë dhe vizionit të LSI për të ardhmen. Duke mbështetur të rinjtë, LSI reformon klasën politike dhe sjell një gjeneratë të re, me mentalitet dhe energji pozitive për të ndërtuar të ardhmen, që të gjithë ne ëndërrojmë.

Ju keni hyrë në strukturat e LSI-së që në moshën 17- vjeçare. Si do ta përshkruani këtë rrugëtim tuajin deri më tani dhe çfarë qëllimesh i keni vendosur vetes për të arritur si i përfshirë në politikë?

Kam hyrë në politikë tepër i vogël me shpresën që ëndrrat e mia për të parë një vend të begatë dhe të lumtur do të realizoheshin, ende sot besoj se ne mundemi dhe ne duhet të punojmë për një të ardhme më të mirë, sepse ky vend ka gjithç- ka për të qenë i begatë. Ashtu si dhe ditën e parë të angazhimit tim, ende dua që të jem unë që e ndryshoj politikën, dhe jo politika mua.

Në listat e kandidatëve për deputetë shumë emra vijnë nga radhët e LSI-së. E konsideroni avantazh apo një disavantash këtë përzgjedhje në raport me rezultatin përfundimtar?

Sigurisht që është një avantazh, sepse mbi të gjitha kjo mundëson përfaqësimin e të rinjve në mënyrë të drejtpërdrejt në vendimmarrje. Për herë të parë një parti politike në Shqipëri vjen me një propozim kaq real për rininë shqiptare, për të cilët tani bëhet më e prekshme se kurrë mundësia për të ndryshuar dhe përmirësuar gjërat në këtë vend dhe për t’i dhënë një herë e përgjithmonë fund dëshirës për t’u larguar diku jashtë.

 Është deklaruar se në qendër të programit të LSI-së është punësimi i të rinjve. Çfarë programi konkret ka LSI-a për përgjysmimin e papunësisë në radhët e rinisë shqiptare? Çfarë elementësh të tjerë përmban programi sa i përket rinisë?

Për LSI, tre janë shtyllat kryesore, mbi të cilat janë mbështetur politikat e saj: rinia, edukimi dhe punësimi. Për sa i përket punësimit, LSI ka një plan konkret për hapjen e 100.000 vendeve të reja pune për të rinjtë dhe përkatësisht me investimet në bujqësi, turizëm, shërbime dhe infrastrukturë. Siç thash dhe më lart, arsimi do të jetë një nga prioritetet kryesore të LSI, dhe kjo sepse një e ardhme e ndritur mund të ndërtohet vetëm mbi një system edukimi cilësor.

 LSI forcë e parë deklarohet. A është ky një slogan apo qëllim i arritshëm?

LSI do të jetë forcë e parë. Ky nuk është një slogan, as një dëshirë euforike, kjo është një e vërtetë e madhe bazuar mbi vullnetin qytetar. Sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë besim dhe njëkohësisht nevojë për politikën e thjeshtë, transparente dhe konstruktive që ofron Lëvizja Socialiste për Integrim. Angazhimi për zgjidhje në situatat më të agravuara politike dhe qëndrimet parimore e kanë shndërruar LSI në në partinë që përfaqëson sot alternativën më të mirë qeverisëse.

Me largimin Ilir Metës ju keni një kryetar të ri në krye të LSI, Petrit Vasilin. Është ndjerë dallimi sa i përket drejtimit të forcë politike ku ju bëni pjesë?

Për të thënë të drejtën më shumë kjo ka qenë një zhurmë mediatike sesa një problem për strukturat dhe simpatizantët e LSI-së. Pikësëpari, nisur nga fakti që kjo ishte një zgjedhje e detyrueshme për Ilir Metën nisur nga situata e agravuar politike, ku ndodhej vendi, por dhe nga fakti se kjo është një lëvizje që i ngjan një mirupafshim dhe jo një lamtumire. Ilir Meta do të jetë një President i shkëlqyer, sepse mbi të gjitha është një shtetar i rrallë, po kështu edhe Petrit Vasili do ta kryejë në përsosmëri detyrën e kryetarit të LSI-së, sepse ka mbështetjen e çdo anëtari dhe simpatizanti. Ne i besojmë eksperiencës dhe profesionalizmit të tij. Në gjykimin tim, ai është kandidatura më serioze për kryeministër, pas zgjedhjeve të 25 qershorit, sigurisht pasi LSI të triumfojë si forcë e parë.

(Burimi:Shekulli.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al