Klevi Pojana: Një shfaqje tragji-komike po zhvillohet këtë fundjavë në Berat nga cirku me famë ndërkombëtare ‘QEVERIA’!

Nënkryetari i LRI, njëkohësisht Anëtar i Kryesisë së LSI, Klevi Pojana ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, ku shprehet se cirku duke iu referuar qeverisë dha një tjetër shfaqje tragji-komike në Berat dhe do të rikthehet në Tiranë duke vijuar me show e duke u lutur që të arrijnë dhe një javë tjetër më shumë!

Më poshtë statusi i plotë:

Një shfaqje tragji-komike po zhvillohet këtë fundjavë në Berat nga cirku me famë ndërkombëtare ‘QEVERIA’!

Një ‘klloun’ i zë derën banorëve, ha, pi, i filmon dhe ironizon me ata e hallet e tyre, duke i bërë me sharmin e tij ti ‘harrojnë’ të gjitha problemet!

Në fund, pasi gajasen me batuta të zgjedhura dhe pikante ai do u bëj një truk magjik, banorët do mbyllin sytë për pak sekonda dhe pastaj me ti hapur do fillojnë të kërkojnë për kryekllounin gjithandej, por ai do të jetë zhdukur për të mos u parë më kurrë aty, do të futet në një kuti të vogël me xham dhe ata do ta shohim vetëm fal ERTV!

Banorët, tani më nga ‘duarplot’ e ‘hallezgjidhur’ nga fjalët e kryekllounit do kujtojnë padashur varfërinë, papunësinë, përmbytjet, bujqësinë, shëndetësinë, arsimin dhe ndihmën sociale…

Cirku do të jetë larguar por nuk do të lërë pas asnjë buzëqeshje për ndonjë problem të zgjidhur të atyre mijëra kryefamiljarëve të papunë.
Cirku do të rikthehet në Tiranë duke vijuar me show e duke u lutur që të arrijnë dhe një javë tjetër më shumë!

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al