Klevi Pojana: Sakrifica, vepra dhe gjaku i dëshmorëve janë vlerat më të çmuara të Shqipërisë!

Nënkryetari i LRI-së, njëkohësisht Anëtar i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana ka reaguar me anë të postimi në Facebook me rastin e 5 Majit. “Jam dhe do të jem përjetësisht krenar për prejardhjen time dhe gjakun e paraardhësve të mi që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë!”-shkruan Pojana.

Më poshtë statusi i plotë:

Në çdo 5 Maj përkujtohen Dëshmorët e Kombit!

Sakrifica, vepra dhe gjaku i dëshmorëve janë vlerat më të çmuara të Shqipërisë!

Vendi ynë është rreshtuar gjithmonë krah paqes dhe vendeve që luftuan për liri!

Jam dhe do të jem përjetësisht krenar për prejardhjen time dhe gjakun e paraardhësve të mi që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë!

Asgjë dhe askush që erdhi më pas, nuk do mundet kurrë të përul vlerat e dëshmorëve që e dhanë jetën e tyre, për liri dhe Shqipëri! 🇦🇱

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al