Klevi Pojana: Shqipëria jonë është kthyer në një republikë ku sundimi i ligjit ja ka lënë vendin sundimit të paligjshmërisë

Nënkryetari i LRI, Klevi Pojana me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me protestën e të rinjve të PD dhe të LSI ditën e sotme përpara zyrës së ministrit Xhafaj.

Sipas Pojanës, në Shqipëri tashmë sundon paligjshmëria, teksa ka shtuar se për pushtetarët shërben reforma “Alla Rama”.

POSTIMI:

Shqipëria jonë është kthyer në një republikë ku sundimi i ligjit ja ka lënë vendin sundimit të paligjshmërisë.
Kushtetuta dhe ligjet zbatohen vetëm mbi qytetarët e thjeshtë ndërsa për pushtetarët shërben ‘Reforma’ alla Rama.

Ne jemi të vendosur dhe të bindur se politika në këto tre dekada ka shumë kusure por askush më parë, nuk i ka rrënuar ekonomikisht dhe shpirtërisht shqiptarët si ‘Rilindja’.

Të bashkuar ne mund të arrijmë të prodhojmë një sistem ndryshe, ku në themel dhe qendër të gjithçkaje qëndron qytetari.

Me vizion, me besim, me guxim unë jam i sigurt se të rinjtë mundet të ndryshojnë këtë realitet të hidhur dhe të rrëzojnë në mënyrë përfundimtare modelin Rama dhe ti japin jetë një politike të re.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al