Klevi Pojana: Toleranca nuk është thjeshtë një fjalë, ajo është një botëkuptim, një mënyrë jetese

Nënkryetari i LRI, njëkohësisht anëtar i Kryesisë së LSI, Klevi Pojana me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook në ditën ndërkombetare të tolerancës është shprehur se toleranca nuk është thjeshtë një fjalë, ajo është një botëkuptim, një mënyrë jetese dhe në fakt, mënyra më e mirë që mund të zgjedhim, me vlerat më të larta humane.

Më poshtë postimi i plotë:

Data 16 Nëntor shënohet në kalendarin e ‘United Nations’ si dita ndërkombëtare e tolerancës. Toleranca nuk është thjeshtë një fjalë, ajo është një botëkuptim, një mënyrë jetese dhe në fakt, mënyra më e mirë që mund të zgjedhim, me vlerat më të larta humane. Sot nëse nuk do të ishim një shoqëri në krizë dhe një vend që varfërohet nga çasti në çast, do të mblidheshim dhe duhet që të mblidheshim, për të thënë një zëri se duhet të jemi më tolerant në familje, në shoqëri dhe kudo tjetër. Por kjo foto flet më shumë dhe më bukur mbi tolerancën dhe vlerën e saj. Dy njerëz të mëdhenj të Shqipërisë që mbollën dhe kultivuan me mund dhe me besimin në Zot tolerancën nderfetare mes shqiptarëve.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al