Klevi Pojana: Vetëm një njeri që ka frikë nga e vërteta pasi e di që është fajtor, zgjedh virtualitetin për tu përballur me qytetarët e vendit të tij.

Nënkryetari i LRI-së, njëkohësisht anëtar i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana ka reaguar  me anë të një postimi në Facebook rreth çështjes së statusit së minatorit dhe videokonferencës që kryeministri organizoi ditën e sotme me ta. “Vetëm një njeri që ka frikë nga e vërteta pasi e di që është fajtor, zgjedh virtualitetin për tu përballur me qytetarët e vendit të tij.”- shkruan Pojana.

Më poshtë postimi i plotë:

Vetëm një njeri që ka frikë nga e vërteta pasi e di që është fajtor, zgjedh virtualitetin për tu përballur me qytetarët e vendit të tij.

E mbani mend dikur ku në një galeri thoshte me këngë ‘çohu minator’, sot i ka rrënuar akoma më shumë minatorët dhe familjet e tyre.

E refuzoi me arrogancë ‘statusin e minatorit’ sepse sot minierat janë akoma më keq se dje, pre e oligarkëve të oborrit mavi.

Ky turp do të marri fund shpejt por duhet ta pranojmë se i ka dhënë një goditje të rëndë ekonomisë dhe standartit të jetesës në Shqipëri.

Shqiptarët do të reagojnë, çdo sekond që kalon e bën faturën e kësaj keqqeverisje akoma më të rëndë e më të papërballueshme.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al