Klevi Pojana:Tetë persona u shuan nga dora e një monstre që meriton të quhet terrorist!

Nënkryetari i LRI-së, njëkohësisht anëtar i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me masakrën e djeshme në fshatin Resulaj ku një person vrau me gjakftohtësi 8 të afërmit e tij.

“Arsye banale dhe një mendje e sëmurë e çuan një ‘shejtan budalla’ të merrte jetën e të afërmve të tij, e vetë gjakut të tij, madje pa kursyer as fëmijët dhe me gjakftohtësinë më të madhe të tallej në Facebook me policinë dhe disa torollak që i shkruanin!” -shkruan Pojana.

Ndër të tjera Pojana thekson se shteti duhet urgjentisht të ndërhyj, të trajtoj me seriozitet maksimal të gjithë ata që kanë shfaqur probleme mendore në institucione të posaçme por dhe të survejoi ata persona që kanë shfaqur më parë sjellje kriminale, në shumicën e rasteve janë përsëritës ata që kryejnë të tilla krime!

Postimi i plotë:

Tragjike ishte dita e djeshme!

Tetë persona u shuan nga dora e një monstre që meriton të quhet terrorist!

Arsye banale dhe një mendje e sëmurë e çuan një ‘shejtan budalla’ të merrte jetën e të afërmve të tij, e vetë gjakut të tij, madje pa kursyer as fëmijët dhe me gjakftohtësinë më të madhe të tallej në Facebook me policinë dhe disa torollak që i shkruanin!

Unë personalisht i lutem Zotit që viktimat ti mëshirojë e të na ruaj nga tragjedi e dhimbje të tilla në të ardhmen!

Shteti duhet urgjentisht të ndërhyj, të trajtoj me seriozitet maksimal të gjithë ata që kanë shfaqur probleme mendore në institucione të posaçme por dhe të survejoi ata persona që kanë shfaqur më parë sjellje kriminale, në shumicën e rasteve janë përsëritës ata që kryejnë të tilla krime!

Parandalimi duhet të jetë prioritet në punën e Policisë së Shtetit!

Gjithashtu duhen ashpërsuar sanksionet ligjore për të gjithë ata që mbajnë armë pa leje!

Mbi të gjitha, ne vetë si shoqëri kemi nevojë të përmirësohemi, të kulturohemi, të emancipohemi, të edukohemi dhe ta vlerësojmë më shumë gjënë më të shtrenjtë që kemi, jetën!
Sot fatkeqësisht druaj se shumë vlera i kemi humbur ndaj dhe ndodhin kaq shumë ngjarje që as mendja më e sëmurë nuk duhet ti mendoj!

Për ketë duhet ta fokusojmë jetën tonë në dy shtylla esenciale, arsimim dhe besim!

Sa i takon vrasësit të djeshëm, ai meriton dënimin maksimal, madje për të duhet kërkuar diçka përtej maksimales tonë, ndoshta vetëm kështu monstra si ai do e kuptojnë se çfarë do i gjej para se të shkaktojnë të tilla dhimbje.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al