Edhe pse bëri një nisje të mirë të sezonit me Juventusin, tashmë Gonzalo Higuain vuan balotazhin me Dybala, i cili duket se është në një formë të jashtëzakonshme dhe ka fituar vendin e titullarit.

Ky është shkaku që aventura e dytë e Higuainit te Juventusi mund të mbyllet këtë verë.

Siç raportojnë mediat në Itali, do të jetë Roma që do të rihidhet në sulm për sulmuesin argjentinas.

Klubi verdhekuq e ka kërkuar me ngulm Higuainin në merkaton e verës, por Juventusi mendoi t’i jepte një shans të dytë.

Tashmë transferimi në kryeqytet është shumë i mundshëm për sulmuesin argjentinas.

32-vjeçari këtë sezon ka luajtur 32 ndeshje në të gjitha kompeticionet, teksa ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 8 asiste.