Koka‬: Po punojmë me përkushtim maksimal në përafrimin e legjislacionit me BE-në

Ministri i Mjedisit, Z.‎Lefter Koka‬ mori pjesë në Sesionin e 10- të Plenar i Asamblesë Parlamentare për Rajonin e Mesdheut qe po mbahet ne Tirane.

Ministri Koka mbajti fjalën në panelin e diskutimeve të nivelit të lartë, duke referuar mbi politikën dhe strategjinë e Ministrisë së Mjedisit në lidhje me ndryshimet klimatike.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se: “Si një vend kandidat i BE-së, në kuadër të angazhimeve që vendi ynë ka marrë ndaj Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe Reduktimit të gazeve me efekt serrë, ne po punojmë me përkushtim maksimal dhe ritme të shpejta, që të transpozojmë “acqui communautaire”, si dhe për të sjellë legjislacionin tonë kombëtar në fushën e mjedisit, ndryshimeve klimatike dhe energjisë, më afër me legjislacionin e BE-së”.

Burimi:(integrimionline\E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al