Koka: “Betoni nuk është ajo çka iu duhet qytetarëve shqiptarë”

Ministri Koka shprehu kënaqësinë se tashmë nga vend eksportues Shqipëria është kthyer në vend importues për lëndën drusore. Mbi 200 mijë metra kub/vit  lëndë drusore eksportoheshin deri më 2015-ën, mbi  150 mijë metra kub lëndë drusore importohen tashmë në territorin shqiptar prej vitit 2016, me hyrjen në fuqi të moratoriumit.

“Unë jam i bindur se rastet flagrante të identifikuara nga ne, qysh kur Moratoriumi i Pyjeve hyri në fuqi nga Shkurt 2016, sot janë një dëm i vogël krahasuar me dëmin masiv të bërë në vite më parë. Unë jam i bindur që nuk mund të marrim frutet në punën tonë për pyjet, brenda një mandati politik, por nesër të gjithë do jemi krenarë për atë që do të shohim si efekt i moratoriumit 10 vjeçar”: tha ai.

Zoti Koka theksoi se ende ka të zgjedhur vendor që nuk kanë pyjet prioritet dhe zbatimin e ligjit për menaxhimin dhe administrimin e tyre.

“Gjej rastin t’i kujtoj Krerët e Bashkive,  sa nuk është vonë, të marrin masa të plotësojnë nevojat e ngrohjes për popullatën dhe njëkohësisht të respektojnë ligjin, i cili specifikon qartaz numrin e specialistëve pyjorë që duhet të punësojnë, si dhe për sipërfaqet e gjelbërimit që duhet ti ofrojnë qytetarëve që i kanë zgjedhur. Ata nuk mund të parashikojnë në buxhetet e tyre vetëm rrugë pallate dhe beton. Nuk është vetëm betoni që ju duhet shqiptarëve. Ka kryebashkiakë që ende vazhdojnë të japin leje subjekteve private  vendorë. Këto veprime janë vepra për ndjekje penale. Ne kemi identifikuar cdo shkelje të kryer, përmes ISHMP,” theksoi ai.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al