Koka: Dita ndërkombëtare e Tokës e gjeti Shqipërinë në një kthesë historike

Data 22 prill shënon Ditën ndërkombëtare të Tokës, e cila ndryshe konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive. Ajo festohet në më tepër se 192 vende me festivale, gara dhe aktivitete mjedisore. Më tepër se 1 miliard njerëz marrin pjesë në fushatat për Ditën e Tokës, çdo vit.

Një apel të tillë e bëri sot Ministri i Mjedisit z.Lefter Koka në kuadër të temës globale “Pemë për Tokën”.

Të dashur miq,

Sot në Ditën e Tokës , një ditë që celebron gjithë bota,tema globale është Pemë për Tokën. Temë kaq e prekshme veçanërisht për ne, nga degradimi i fondit pyjor në dekada. Jam veçanërisht i lumtur, që kjo ditë me tematikën e 2016-ës Pemë për Tokën, e gjeti Shqipërinë në një kthesë historike , siç është vendosja e moratoriumit 10 vjeçar të pyjeve.

Fatkeqësisht dora e njeriut në Shqipëri ka lenë gjurmë të thella të shkatërrimit në çdo komponent të mjedisit, dhe nëse ndalojmë sot do të duhen dekada që natyra e toka të ripërtërihen.

Dhe kjo është detyra e të gjithëve, ne duhet të shqetësohemi jo vetëm për të nesërmen e planetit, ne duhet të veprojmë sot në të tashmen!

Me kënaqësi vërej se këtë vit në vendin tonë aktivitetet mjedisore të ndërrmarra i janë kushtuar ndërgjegjësimit të fëmijëve dhe grupmoshave të reja. Ndërgjegjësimi i brezave, unë besoj do të sjellë një të ardhme të sigurt për vendin tonë.

Le të lëmë edhe ne shenjën tonë në këtë ditë, ashtu siç do të bëjnë mbi 1 miliardë njerëz në botë, në këtë ditë.

Planeti na thërret çdo ditë për kujdes dhe vëmëndje , ndaj le të jetë çdo ditë e vitit dita e Tokës për ne !

Burimi:(integrimionline/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al