Koka: Mirënjohje shoqërisë civile për nismat e marra së bashku

14479716_1294616443884944_8028293317430472659_nMinistri i Mjedisit, Lefter Koka ishte i pranishëm në kompaninë e riciklimit të kartonit dhe letrës “EdiPack” që ndodhet në Durrës, për të parë nga afër investimet e industrisë ricikluese nga biznesi vendas.
Ministri KOKA: – “Vazhdoj të kërkoj me përulësi mirëkuptimin e shoqatave, ambientalistëve, të çdo qytetari shqiptar.
Të jenë të bindur që nuk ka patur dhe nuk do të ketë mbetje të cilat mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve apo fëmijëve të tyre.
I ofroj çdokujt garanci dhe transparencë të plotë.
Mirënjohje shoqërisë civile për nismat e marra së bashku në këto 3 vite, si dhe bashkëpunimin për reforma madhore si moratoriumi pyjeve apo ai i gjuetisë, ku i kemi dhënë forcën e ligjit zërit të tyre, ambjentalistëve dhe qytetarëve shqiptarë.
Ështe detyra jonë e kësaj qeverie e politikës shqiptare të kthejmë besimin e munguar te qytetarët shqiptarë, se ligjet në vend zbatohen dhe ligji i importit të mbetjeve do të gjejë zbatim e kontroll rigoroz nga hallkat institucionale.
Nisma Vasilit dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, amendimi që u miratua e kaloi në Parlament bashkë me ligjin, e garanton këtë.”

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al