Koka: Së shpejti, impianti i parë termik i trajtimit te mbetjeve urbane dhe industriale

lefter-kokaMinistri i Mjedisit, Lefter Koka, ka vlerësuar punën e dikasterit në një projekt madhor me standarde europiane në qytetin e Elbasanit dhe deklaron se në nëntor do të nisë impianti i parë termik i trajtimit te mbetjeve urbane dhe industriale.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ministri Koka shkruan: “Krenar për punën dhe angazhimin maksimal të ministrisë së Mjedisit në një projekt madhor me standarde ndërkombëtare në qytetin e Elbasanit. Incineratori i Elbasanit do t’i japë zgjidhje problemit serioz të trajtimit të mbetjeve urbane dhe për herë të parë në Shqipëri aplikohet shndërrimi i mbetjeve në energji”.

“Në nëntor 2016, për herë të parë në Shqipëri pritet të fillojë punën me kapacitet të plotë Impianti i parë termik i trajtimit të mbetjeve urbane dhe industriale që do të prodhojë energji. Nga mbetjet do të përftohet energji me rreth 2.85 më , nga të cilat 0.5 më do të jenë për vete impiantin dhe pjesa tjetër i kalon Bashkisë së Elbasanit për të mbuluar nevojat e qytetarëve. Ajo që është me e rëndësishme ndryshe nga landfillet e tjera, për herë të parë Bashkia e Elbasanit për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve e ka koston zero”, shkruan Koka.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al