Koka takohet me Ambasadoren Kroate: Moratoriumi në pyje, rezultate pozitive

Moratoriumi 10­ vjeçarë në pyje pritet që të ketë ndikim të madh në mbrojtje të mjedisit në vend. Kështu ka deklaruar Ministri i Mjedisit, Lefter Koka gjatë një takimi që ai ka pasur me Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Tiranë Sanja Bujas Juraga.

Në këtë takim, ministri Koka e njohu Ambasadoren Juraga me arritjet e deritanishme në fushën e Mjedisit duke vënë theksin në prioritetet, objektivat dhe projektet konkrete në këtë sektor të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë e Mjedisit Nga ana e saj, Ambasadorja Juraga u shpreh se ka ndjekur me vëmendje arritjet dhe hapat e Ministrisë se Mjedisit deri më sot. Juraga u ndal posaçërisht në shpalljen e Moratoriumit 10­ vjeçar të pyjeve, të cilin e vlerësoi si një masë të duhur të qeverisë shqiptare në mbrojtje të mjedisit.

Gjatë takimit palët diskutuan rreth çështjeve mjedisore në të dyja vendet si edhe rrugën që Shqipëria dhe Kroacia po kalojnë në plotësimin e angazhimeve të direktivave të Bashkimit Europian ndaj mjedisit. Në këtë kuadër Ambasadorja Juraga ofroi asistencën e vendit të saj përsa i përket proceseve teknike në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Ministri Koka theksoi rëndësinë e angazhimeve të Shqipërisë edhe në fushën e ndryshimeve klimatike për të cilën u sigurua nga Ambasadorja Juraga se Kroacia është e gatshme të mbështesë Shqipërinë në këtë sfidë globale. Eksperienca e suksesshme e Kroacisë në menaxhimin e ujërave të vijës bregdetare dhe në sektorin e menaxhimit të mbetjeve janë dy fusha të rëndësishme bashkëpunimi midis dy vendeve për të cilat u diskutua gjatë takimit.

Burimi:(integrimionline\E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al