Koka: Të zgjedhurit vendorë të bëhen pjesë e aksionit të madh qytetar për kthimin e pyjeve vendit tonë

unnamedNë 94 -vjetorin e Ditës së Shërbimit Pyjor Shqiptar, Ministri i Mjedisit Z. Lefer Koka inspektoi pyllëzimin dhe rehabilitimin e një prej zonave të degraduara në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”, investim i realizuar nga Ministria e Mjedisit. Ministri Koka kujtoi veçanërisht pionerët e parë të këtij Shërbimi për kontributin e tyre. “Respekt dhe mirënjohje ndaj specialistëve të pyjeve në 94 vite për gjithçka që bënë dhe trashëguan brez pas brezi, edhe në kohët më të vështira që ka kaluar vendi ynë,” tha Ministri Koka, duke sjelle në vëmendje pionerët e pyjeve dhe inxhinierin e parë të pyjeve në Shqipëri inxhinierin e parë të pyjeve Mete Shahu.
Ministri Koka theksoi gjithashtu thirrjen qe te zgjedhurit vendore te jene pjese e ketij aksioni. “Nuk mund të rri pa ju kujtuar të zgjedhurve vendorë të marrin pjesë në këtë aksion të madh. Ka ende Bashki që nuk kanë marrë përgjegjësitë ligjore, që ju takojnë për menaxhimin e pyjeve”, tha ai.
Investimi në Parkun Kombëtar të Dajtit ka sjellë rehabilitimin e ish -gurores me sipërfaqe totale prej 18 hektarë. Pas rehabilitimit të tokës, është realizuar edhe pyllëzimi me mbi 2000 mijë copë fidanë të llojit pishë e zezë, akacie, blir. Investimi bën të mundur eleminimin e ndikimeve negative të shkaktuara nga aktiviteti në të shkuarën i guroreve në Parkun Kombëtar të Dajtit, i shpallur zonë e mbrojtur.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al