Koka: Varfëria është armiku më i madh i mjedisit, zhvillimi i qëndrueshëm në Shqipëri domosdoshmëri

unnamed-3Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka priti në takim Zj. Limya Eltayeb Drejtoreshën e Përgjithshme të UNDP Shqipëri

Ministri Koka e njohu nga afër Zj. Eltayeb me zhvillimet më të fundit në fushën e Mjedisit në vendin tonë, si dhe prioritetet dhe objektivat kryesore të Ministrisë, ku veçoi reformat e thella administrative të ndërrmarra, që sollën ngritjen e tre institucioneve; Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura si dhe reformat madhore të marra për mbrotjen e Mjedisit si moratoriumet në fushën e pyjeve dhe gjuetisë.

Ai gjithashtu njohu zj. Eltayeb me angazhimin e nismat më të fundit të qeverisë shqiptare në një nga sektorët më problematikë të Mjedisit, siç është menaxhimi i mbetjeve

Ministri Koka në prezantimin theksoi gjithashtu se Shqipëria në prag të celjes së negociatave , ka në fokus mjedisin ku Ministria në grupin e punës ka angazhuar ekspertët më të mirë të fushës

Në vijim Ministri Koka e njohu Zj.Eltayebms edhe me proçesin  e përafrimit të legjislacionit shqiptar me legjislacionin e BE-së në fushën e Mjedisit, me një progres të dukshëm në këtë drejtim , duke u ndalur dhe në rëndësinë që ka ligji i ri i Zonave të Mbrojtura që Ministria e Mjedisit është duke hartuar, me konsulta të gjera me gjithë aktorët.

Nga ana e saj,  Zj. Eltayeb e emëruar në krye të UNDP Shqipëri prej 1 muaji theksoi dhe përgëzoi Ministrin Koka në punën e bërë në këto vite,duke u ndalur vecanërisht në nismat e moratoriumit të pyjeve dhe gjuetisë, reforma që ajo i konsideroi si domosdoshmëri për situatën ku Mjedisi është aktualisht në Shqipëri.

Ajo gjithashtu përgëzoi Ministrin Koka për angazhimin e Shqipërisë në COP21 nëpërmjet dorëzimit në kohë të Kontributit Kombëtar të Synuar si dhe përgatitjen e dokumentit politik Komunikimi i Tretë Kombëtar të Republikës së Shqipërisë, Ndryshimet Klimatike.

Zj. Eltayeb shprehu angazhimin e saj për bashkëpunim edhe më intensiv dhe mbështetjen e UNDP në cështjet mjedisore në Shëqipëri.

Nga ana e tij Ministri Koka siguroi Drejtoreshën e UNDP për thellimin e këtij partneriteti strategjik dhe përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë për zhvillimin e qëndrueshëm të objektivave.

Në fund të këtij takimi palët dakortësuan se bashkëpunimi në sektorin e zonave të mbrojtura është domosdoshmëri. Ministri Koka nënvizoi se zonat e mbrojtura duhet të jenë në funksion të qytetarëve dhe duhen mbështetur me investime serioze, për t’i shndërruar ato në atraksion turistik.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al