Pas Konferencës së donatorëve të zhvilluar ditën e sotme, ku u mblodhën rreth 1,15 miliardë euro fonde për rindërtimin pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ka reaguar edhe Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi shpreh mirënjohje për kontributin e të gjithëve që ndihmuan shqiptarët.

Gjithashtu Kryemadhi thekson se çdo euro ndihmë është e çmuar dhe se duhet të administrohet me transparencë e përgjegjësi të plotë.

Postimi i plotë i Kryemadhit:

Miqtë i qëndruan në krah Shqipërisë në këto momente të vështira.
Mirënjohje për kontributin e tyre për të ndihmuar qytetarët shqiptarë dhe infrastrukturën e dëmtuar pas tërmeteve, që goditën vendin.
Tani është koha që kjo mbështetje t’u shkojë sa më parë, në radhë të parë familjeve që janë të pastreha.
Miqve nga të gjitha anët e globit FALEMINDERIT që na u gjendët pranë.
Çdo euro ndihmë është e çmuar dhe duhet të administrohet me transparencë dhe përgjegjësi të plotë.
Solidariteti i treguar nga vendet mike dhe institucionet ndërkombëtare kërkon seriozitet dhe angazhim të gjithanshëm!
Zoti ju bekoftë të gjithëve, ju dhe qytetarët tuaj!
Ju faleminderit!