Konferenca për shtyp e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta pas mbledhjes së Kryesisë së LSI

1Deklarata e Kryetarit të LSI-së, z. IlirMeta në mbledhjen e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim
Duke ju përshëndetur të gjithëve, do të doja t’ju informoja lidhur me ecurinë e deritanishme të përpjekjeve për miratimin e Reformës në Drejtësi.

Duke qenë se në orën 12:00 mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar për
Reformën në Drejtësi, pas mbledhjes së Kryesisë do të komunikojmë qëndrimin që do të mbajë LSI-ja dhe pastaj deri në fund të Reformës në Drejtësi kompetencat dhe përfaqësimin politik të LSI-së për këto çështje do t’ia kaloj z. Petrit Vasili.

Unë do të sillem vetëm si Kryetar i Kuvendit. Por dua t’ju përgëzoj të gjithëve për qëndrimet tepër koherente dhe Lëvizja Socialiste për Integrim besoj se ka qenë forca politike më koherente në të gjithë këtë proces, që nga fillimi, duke patur parasysh edhe vështirësitë e dialogut politik, e kompromisit politik dhe konsensusit në vendin tonë.

Është forca politike, e cila gjithmonë ka theksuar në raport me të gjithë aktorët vendas, por edhe me aktorët ndërkombëtarë të interesuar, se jo vetëm që është domosdoshmëri Reforma në Drejtësi, por është e vonuar dhe kërkohet një reformë e thellë.

Dhe së dyti se LSI-ja do të votojë çdo reformë sipas standardeve të Venecias dhe përveç kësaj, madje është e gatshme që të votojë çdo reformë PS-PD, mjaft që të jetë me konsensus.

 

 

3Konferenca për shtyp e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta

Përpara mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë takim diskutoi rreth zhvillimeve më të fundit për Reformën në Drejtësi dhe për të sqaruar edhe një herë opinionin publik, vendas dhe ndërkombëtar dhe të gjithë aktorët e interesuar, për qëndrimet e saj në këtë momente.

Lëvizja Socialiste për Integrim, që pas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2013, ka qenë e bindur për domosdoshmërinë e Reformës në Drejtësi.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka votuar në parim për paketën kushtetuese për Reformën në Drejtësi.

Lëvizja Socialiste për Integrim, të më falni për mungesën e modestisë, por në gjykimin tim ka qenë dhe mbetet aktori më koherent në gjithë procesin e Reformës, nga fillimi i saj dhe deri më sot.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka theksuar që në fillim të punës për këtë Reformë, se baza e konsensusit do të ishte Komisioni i Venecias.

Pasi dihet që politika jonë për fat të keq ende konfliktuale dhe e polarizuar me një frymë të thellë mosbesimi, e ka patur të vështirë të arrijë konsensuse të gjera dhe në kohë për çështje kaq të mëdha e komplekse dhe madje edhe për çështje më të thjeshta.

Dhe natyrisht që për fat të mirë në çdo kohë mazhoranca dhe opozita në këtë vend kanë pranuar Komisionin e Venecias si institucionin e standardeve më të larta të Kushtetutës, të Ligjit dhe të së Drejtës.

LSI-ja ka deklaruar përpara se t’i drejtoheshin të gjithë aktorët e interesuar Komisionit të j edhe nëse do të dështonte konsensusi me opozitën për përgjegjësi të kësaj të fuVenecias se do të votonte dhe do të votojë gjithmonë një Reformë sipas standardeve të sandit, pra për përgjegjësi të opozitës.

Ashtu sikurse Lëvizja Socialiste për Integrim në vijimësi ka deklaruar se ka qenë e gatshme të votonte çdo konsensus midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Lëvizja Socialiste për Integrim konstaton se pas një pune të madhe dhe të gjatë të gjithë aktorëve, dhe pas çeljes së dialogut politik në vend, konsensusi i plotë për gjithë paketën kushtetuese është arritur përveç një çështjeje të vetme të ngritur me insistim nga opozita.

Prandaj në këto orë dhe në këto minuta që kanë mbetur, ne insistojmë për intensifikimin e dialogut politik dhe gjetjen e konsensusit në përputhje me standardet e Komisionit të Venecias.

4Pyetje nga gazetarët

 

Mundësinë e një referendumi për Reformën në rast se nuk arrihet konsensusi, e konfirmoni, e mbështesni që ta keni si opsion z. Meta?

Këtë histori me referendum e kemi dëgjuar që në fillim dhe na është dukur shumë absurde, sepse nuk kemi dëgjuar ndonjë aktor politik në vend të thotë, që nuk e do Reformën në Drejtësi deri tani. Mund të kemi dëgjuar individë, por nuk kemi dëgjuar ndonjë aktor politik.

Natyrisht që ka patur dhe ka një mosbesim të thellë, midis palëve të ndryshme, për sinqeritetin dhe principalitetin e aktorëve, për garantimin vërtetë të një sistemi të ri të drejtësisë, jo vetëm me integritet dhe të pakorruptuar si deri tani, por edhe të pakapur politikisht në të ardhmen, qoftë si deri tani, qoftë edhe më keq.

Kështu që për referendumin unë kam vetëm këtë qëndrim.

LSI e mbështet idenë e referendumit dhe ai ka kuptim vetëm në një rast, duke patur në konsideratë situatën e deritanishme dhe angazhimin publik të kryetarit të PD-së, z. Basha se ata kanë vetëm një çështje, që kërkojnë të zgjidhet sipas rekomandimeve të Venecias.

Dhe nëse ajo çështje zgjidhet sipas standardeve të Venecias, ata do ta votojnë këtë Reformë Kushtetuese për Drejtësinë në Kuvendin e Shqipërisë.

Pra, në rast se PD edhe në momentin që edhe çështja e vetme e mbetur zgjidhet me dialog, me kompromis sipas standardeve të Venecias apo standardeve më të mira ndërkombëtare dhe më pas ngre një çështje tjetër apo sajon një pretekst tjetër, me qëllim që të mos japë konsensusin për Reformën në Drejtësi, atëherë LSI-ja beson që kjo do të ishte demonstrimi i qartë i mungesës së tyre të vullnetit politik dhe i papërgjegjshmërisë dhe njëkohësisht i domosdoshmërisë për të votuar këtë reformë edhe pa opozitën në Kuvendin e Shqipërisë dhe më pas për t’i dhënë më shumë legjitimitet, për të ftuar qytetarët shqiptarë që do të shpreheshin për të.

Në kushtet aktuale kur për një çështje, për të cilën Komisioni i Venecias është shprehur që duhet të jene garanci substanciale për opozitën, pavarësisht nga forma që rekomandohet apo që duhet gjetur, të shkosh në referendum vetëm për këtë çështje, më duket se është jo vetëm absurde, por mendoj se është edhe qesharake.

Ju do të thoni se pse është qesharake? Po ua them unë.

Sepse dihet që koalicioni ynë është një koalicion jo vetëm i majtë, por më shumë se i majtë edhe si i tillë mendoj unë ka mbështetjen e shumicës së shqiptarëve.

Të hedhim në referendum vetëm një çështje që të ketë apo jo opozita garanci substanciale, një të drejtë që ia japin parimet e shtetit të së drejtës, parimet tona kushtetuese, që ja jep edhe Komisioni i Venecias, me të cilin kemi bërë edhe Kushtetutën mendoj se kjo është si të vendosësh, të instalosh diktaturën e shumicës ndaj pakicës.

Dhe nuk bëhet fjalë për opozitën sot apo deri më 2017-n, këtu bëhet fjalë për 20-30 vitet e ardhshme apo ndoshta 100 vitet e ardhshme.

Dëshirojmë që kjo reformë dhe këto ndryshime kushtetuese të ketë një jetëgjatësi dhe besueshmëri sa më të madhe.

  1. Meta, duket se opozita nuk ndryshon qëndrim sa i përket vendeve të rezervuara. Nëse nuk do të ketë një konsensus politik mes dy kryetarëve të partive kryesore dhe referendumi është zgjidhja e fundit ose e pamundur për shkak dhe të afati deri në zgjedhjet politike të 2017-s, a mund të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme?

Vendi nuk ka asnjë arsye që të shkojë në zgjedhje të parakohshme, aq më tepër që të përziejë reformën në drejtësi me zgjedhjet e kohshme apo të parakohshme.

Ky do të ishte kompromentimi më i madh që do t’i bëhej legjitimitetit të kësaj reforme dhe angazhimit dhe sinqeritetit të gjithë aktorëve për të ndërtuar vërtetë një shtet të së drejtës larg interesave të ngushta partiake edhe elektorale.

Kështu që kjo më duket tepër absurde.

Në rast se dikush nuk e kërkon reformën në drejtësi apo e kërkon sipas standardeve të veta, mund t’i kërkojë zgjedhjet e parakohshme që sot.

Kryeministri Rama ka bërë lëshimin e tij sa i përket reformës në drejtësi. A duhet që edhe Partia Demokratike që të bëjë një tërheqje nga pozicioni i saj? Ju e thatë që do ishte qesharake nëse shkohet në referendum për shkak të një kapriçoje ose të një neni të vetëm? Kush do të bëhej qesharak sipas jush, z. Rama apo z. Basha?

Kjo është si të hedhim në referendum të drejtat e tjera të opozitës, apo të qytetarëve shqiptarë, që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Edhe Rregullorja e Kuvendit është vendosur që të bëhet me konsensus pavarësisht se shumica mund të ketë më shumë vota për ta miratuar.

Pse? Për të garantuar disa të drejta substanciale të opozitës. E thashë edhe një herë tjetër, për LSI-në referendumi ka kuptim dhe ka legjitimitet vetëm në një rast sa i takon Reformës në Drejtësi.

Në rast se PD-ja nuk i qëndron angazhimit të saj se ka vetëm një çështje për të cilën kërkon që të zgjidhet sipas standardeve të Venecias dhe standardeve ndërkombëtare, por nxjerr një sebep tjetër, nxjerr një pretekst tjetër. Atëherë jam i bindur që të gjithë qytetarët shqiptarë, dhe në mënyrë të veçantë ata demokratë dhe opozitarë do ta kuptojnë që kjo parti nuk e kërkon reformën në drejtësi, por kërkon pretekste për ta bllokuar këtë proces.

2Atëherë ne kemi për detyrë të shkojmë në Parlament, edhe pa vullnetin zyrtar të Partisë Demokratike dhe më pas për t’i dhënë më shumë legjitimitet këtyre ndryshimeve kushtetuese t’i drejtohemi edhe qytetarëve shqiptarë. Kjo çështje duhet të ishte zgjidhur më përpara. Jam i habitur, sepse nuk jam marrë me brendësinë e gjithë diskutimeve për Reformën, që kjo çështje nuk është zgjidhur më përpara.

Sepse mendova që çdo gjë ishte e zgjidhur dhe kërkoj që të zgjidhet. Të zgjidhet me urgjencë, me transparencë, me koherencë, sepse nuk e ka Shqipëria luksin të miratojë një Reformë në Drejtësi pa opozitën, në rast se opozita vërtetë është e sinqertë në dhënien e konsensusit të saj dhe kërkon që këto garanci substanciale të mos cenojnë besueshmërinë e institucioneve të reja.

Burimi:( integrimi.al/ E.S) 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al