Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, konfirmoi këtë të enjte rastin e 15-të të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters.

CDC tha se personi nën karantinë federale në një bazë ajrore në Teksas ishte rasti i fundit i konfirmuar.

Ky është personi i parë nën karantinë në bazën ajrore midis një grupi njerëzish që mbërritën nga Kina në 7 shkurt, i cili kishte simptoma dhe u diagnostikua pozitiv me sëmundjen, tha CDC.

Ndërkohë bilanci i përgjithshëm i koronavirusit i ka kaluar 1300 të vdekur dhe mijëra të tjerë të infektuar. Vetëm dje, u shënuan rreth 230 të vdekur, brenda një dite.