Sekretarja organizative e LRI-së, Sara Lleshi ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me Kongresin e PS.

Postimi i plotë:

U nis me një bujë të madhe, me “shumë” karrige , me lede e me gjithçka luksi… Por si u bitis? Me montazhe, mjafton të shikoni sallën e pallatit të kongreseve dhe uljet e njerëzve 1 po, 3 jo nëpër karrige dhe më e frikshmja , me foto të ditëve të “festave” nëpër Tiranë… As autobuzat e rretheve e as njerëzit që i solle me detyrim aty nuk të mbushen dot 6000 a mos më pak karriget e tua… Dhe e di çfarë??? Ata njerëz sot nuk ishin për ty, ishin që mos t’iu heqësh bukën e fëmijëve Ata njerëz sot ishin më të palumturit e këtij vendi (mjafton të hapësh videot). Sepse mes luksit që kishe nisur e bitise me atë çka meriton, BRAKTISJEN!