Konsensus historik, Kuvendi miraton me 140 vota pro Reformën në Drejtësi

miratimiKuvendi i Shqipërisë miratoi me 140 vota pro projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datës 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, së ndryshuar .

Kryeparlamentari Ilir Meta uroi që ky konsensus të vazhdojë edhe për reforma të tjera.

Forcat politike arritën në orët e pasdites një marrëveshje mbi emërimet e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Pas orësh të gjata bisedimesh mes palëve, të zhvilluara me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kreut të Delegacionit Europian Romana Vlahutin, me këmbënguljen e kryetarit të parlamentit Ilir Meta, u arrit në një formulë të re për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Kuvendi miratoi rreth një vit më parë ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, i cili pas shumë debatesh e përplasjesh mes palëve dhe negociatash ku u përfshinë përveç ekspertëve të OPDAT dhe EURALIUS edhe ambasadori i SHBA-së, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin arriti të sjellë në Parlament draftin e miratuar unanimisht vetëm pak para mesnatës së 21 korrikut.

Burimi:(Integrimi.al/EC)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al