Konsensusi historik/ Manjani përshëndet miratimin me konsensus të plotë të Ndryshimeve Kushtetuese

Ylli Manjani 3Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani përshëndet miratimin me konsensus të plotë të Ndryshimeve Kushtetuese.

Më poshtë mesazhi i Ministrit të Drejtësisë, z. Ylli Manjani lidhur me finalizimin e këtij procesi të rëndësishëm:

“Tani është momenti të fillojmë diskutimin për miratimin e ligjeve, në zbatim të këtyre ndryshimeve. Paralelisht duhet edhe të ndërtojmë një kalendar veprimesh ekzekutive për zhvillimin e sistemit të ri të projektuar në Kushtetutë.

Në këtë periudhë tranzicioni i kërkoj trupës gjyqësore dhe prokurorisë të jenë të fokusuar në ushtrimin me korrektësi të pergjegjësisë së tyre publike.

Deri në transferimin e përgjegjësisë tek institucionet e reja që parashikohen në ndryshimet kushtetuese, puna vazhdon normalisht dhe me përgjegjësi ligjore.

Edhe njëherë urime miratimit konsensual të reformës së Shtetit tonë të përbashkët !

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al