Konveta studentore e LRI-Meta: Axhenda europiane për Shqipërinë, pret reformën në drejtës

LRI3-1-300x200Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi Konventën Kombëtare Studentore. Mbi 600 delegatë, që përfaqësonin studentë nga të gjitha qytetet universitare të vendit, votuan për strukturat e reja drejtuese, si Komiteti Drejtues Kombëtar dhe për kryetarin e ri të strukturës së studentëve në LRI.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, deputetja e LSI-së, znj. Kejdi Mehmetaj si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj force politike.

Në fjalën e mbajtur para studentëve, z. Ilir Meta tha se te të rinjtë e LRI-së bie në sy si angazhim themelor ai i përkushtimit për një Shqipëri më pozitive. Kryetari i LSI-së shprehu bindjen se të gjithë qytetarët shqiptar janë dakord që të gjithë duhet të angazhohemi për një Shqipëri më pozitive, për një Shqipëri që shikon drejt të ardhmes dhe punon për të, jo vetëm që flet për të ardhmen.META1

“Për një Shqipëri ku dominon fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit, dhe jo e konfliktit dhe e pengesave artificiale. Për një Shqipëri ku dominon interesi publik, ai i vendit, ai i të ardhmes dhe në veçanti ai i lirisë dhe jo i një Shqipërie ku dominon interesi i çastit individual, egoizmi i sëmurë dhe padyshim meskiniteti, që është kthyer në një sëmundje që duhet luftuar nga të gjithë përmes solidaritetit, përmes bashkëpunimit dhe përmes pozitivitetit. Shqipëria është një vend i bekuar, është një vend ku ka hapësirë për të gjithë, ku ka diell për të gjithë, jo vetëm për të gjithë shqiptarët. Dhe padyshim që një vend i tillë, mbi të gjitha me një rini të tillë nuk ka pse të mos jetë më pozitiv. Dhe që të jetë një vend me energji më pozitive dhe me një të ardhme më të ndritur, më të prekshme, më të afërt, padyshim që kërkon një angazhim shumë herë më të madh dhe një bashkim shumë më të fortë se sa deri tani, të rinisë. Një pjesëmarrje shumë aktive të saj si rruga kryesore e marrjes në dorë të fateve të vendit, por edhe të vetë fateve të saj”, – deklaroi lideri i LSI-së, duke shtuar se vendi ka nevojë për një rini më të ditur, më të edukuar, më të arsimuar, por edhe të qartë për rrugën e saj dhe për të ardhmen në vendin tonë të përbashkët.

META2Më tej, z. Meta u shpreh të gjitha idetë e të rinjve meritojnë një mbështetje më të madhe dhe meritojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe të angazhimit në të ardhmen në mënyrë që reformat në fushën e arsimit, për të realizuar një edukim dhe një arsimim që i shërben punësimit.

“Ne e vlerësojmë shumë angazhimin tuaj për të promovuar studentët më të mirë, ata të ekselencës. Për të promovuar edhe ndërtimin e një aleance të studentëve të ekselencës, që praktikisht është promovimi i bashkëpunimit të më të mirëve, i ndarjes së përvojave dhe eksperiencës së tyre, në mënyrë që ata të mos izolohen nga pjesa tjetër, nga komuniteti tjetër i studentëve, por në mënyrë që baza e kësaj aleance të zgjerohet duke tërhequr dhe duke nxitur edhe shumë të tjerë për të rritur cilësinë e dijeve të tyre. Por padyshim që si forcë progresive që ju jeni, që ne jemi, dhe si një forcë e angazhuar për një Shqipëri më pozitive, natyrisht në qendrën tonë do të jenë në mënyrë të veçantë edhe mbështetja për të rinjtë me të ardhura më të pakta, për të rinjtë me aftësi të veçanta në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të përfshihen në kualifikimin e tyre, të mbështeten në marrjen e dijeve të tyre në mënyrë që të gjithë të ndiejnë solidaritetin e shoqërisë tonë, por në mënyrë të veçantë të bashkëmoshatarëve të tyre. Dhe unë besoj se kjo frymë solidariteti, gjithëpërfshirëse, është një nga aspektet më pozitive të vetë Lëvizjes Rinore për Integrim”, – theksoi Kryetari i LSI-së, duke shtuar se të rinjtë janë një shembull për të gjithë për energjitë pozitive që përçojnë.META4

“Po të dëgjojmë në vazhdimësi përfaqësues të politikës sonë do të krijonim bindjen, që në këtë vend njerëzit vetëm zihen, grinden, dhe nuk janë në gjendje që të dialogojnë, të bashkëpunojnë, t’i japin dorën njëri-tjetrit dhe të merren vesh. Ndërsa unë besoj se kur dëgjojmë të rinjtë dhe të rejat, kemi përpara nesh një pamje tjetër të Shqipërisë, që buron nga vetë idealizmi i moshës suaj, por edhe energjitë pozitive që ju mbartni dhe ëndrrat për të ardhmen tuaj që padyshim janë pjesë e një të ardhmeje të përbashkët për të gjithë vendin tonë. Kështu që unë besoj te koncepti juaj për demokracinë. Besoj te dashuria juaj për vendin, besoj shumë tek aftësitë tuaja dhe te dijet tuaja dhe te vullneti juaj për të mos ndalur së mësuari dhe së përmirësuari çdo ditë edhe më shumë. Sepse kjo është rruga më e sigurt, jo vetëm për një të ardhme më të mirë për secilin prej jush, por kjo është edhe rruga më e mirë për të çuar drejt modernizimit vendin tonë për të çuar drejt humanizmit shoqërinë tonë, që ka mjaft nevojë për të qenë një shoqëri më njerëzore dhe më sociale se sa deri më tani dhe padyshim edhe për të ndryshuar politikën, që po kthehet për fat të keq në një pengesë për të ardhmen europiane të vendit”, – tha Kryetari i LSI-së.

META5Duke u ndalur tek aktualiteti politik në vend, z. Ilir Meta u shpreh se reforma në drejtësi duhet të ishte miratuar me kohë, sepse ka të bëjë me një kërkesë prej kohësh nga qytetarët shqiptarët për një Shqipëri më të drejtë, ku sundon ligji, ku funksionojnë institucionet.

“Duke pasur në konsideratë aktualitetin politik, kur të gjithë mendojnë që reforma në drejtësi, pra paketa e ndryshimeve kushtetuese duhet të kishte kaluar më parë, pasi prej kohësh është bërë një debat i gjerë dhe i pafund, përsëri shohim se kemi vonesa të pajustifikueshme, që padyshim janë shumë të rëndësishme. Sepse jo vetëm që kanë të bëjnë me një kërkesë prej kohësh nga qytetarët shqiptarët për një Shqipëri më të drejtë, ku sundon ligji, ku funksionojnë institucionet, por padyshim që kjo ka të bëjë edhe me të ardhmen europiane të vendi tonë. Ne e dimë se edhe procesi i vendimmarrjes në BE është bërë gjithnjë edhe më i vështirë dhe çdo vonesë e jona padyshim që e bën edhe më të vështirë edhe axhendën dhe kalendarin e hapave të mëtejshëm që vendi ynë duhet të bëjë në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE, siç është marrja e rekomandimit nga Komisioni Europian, për hapjen e negociatave dhe më pas vendimi për hapjen e tyre. Dhe natyrisht që nuk ka të drejtë politika shqiptare që të pengojë më tej këtë proces mjaft të rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë dhe në mënyrë të veçantë për të ardhmen e rinisë shqiptare. Ndaj unë shpresoj që të gjejmë forcat të reflektojmë në këto pak orë dhe ditë që kanë mbetur në mënyrë që ne të dimë të tregojmë se pavarësisht dhe nga dallimet e forta politike, përsëri për një interes që ka të bëjë me të gjithë qytetarët e vendit tonë dhe që ka të bëjë me të ardhmen europiane të vendit tonë, dimë të bashkohemi dhe dimë të reflektojmë”, – deklaroi ndër të tjera Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta gjatë fjalës së tij.

Në Konventë Kombëtare të Studentëve gjithashtu u propozuan ndryshime konkrete në statutin e LRI-së për një përfshirje më të madhe të studentëve në proceset vendimmarrëse si dhe u propozuan ndryshime konkrete për platformën e re politike të Lëvizjes Rinore për Integrim. Pas përfundimit të procesit të votimit delegatët zgjodhën Dejana Kallogjeroviç si kryetaren e re të strukturës së studentëve në LRI.

Në fjalën e saj, Kallogjeroviç theksoi se të rinjtë e LRI-së kanë një përfaqësim të gjerë në strukturat vendimmarrëse, të cilat kanë në vëmendje çështjet e të rinjve. “Kjo nuk është vetëm një strukturë organizative por një strukture vendimmarrëse. LRI-ja përfaqësohet në parlament me 2 deputete dhe me 80 anëtarë në këshillat bashkiak në të gjithë Shqipërinë. Me Kejdin në Parlament dhe me Floidën, Irën, Xhulianën dhe shumë e shumë studentë të tjerë në Këshillat Bashkiak, studentët e LRI-së po punojnë çdo ditë dhe pa u lodhur për të krijuar më shumë mundësi për brezat. Ishim ne që e hartuam ligjin e Vullnetarizmit. Ishim ne që e hartuam iniciativën e praktikave të punës”, – tha Dejana Kallagjeroviç.

META3Gjithashtu, ajo u shpreh se idetë e dhëna nga LRI-ja janë futur në programin politik të LSI-së. “Ishim ne studentët që kemi organizuar tryeza të rrumbullakëta e debate që janë finalizuar me politika konkrete të cilat janë sot pjesë e programit politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por të gjitha këto, nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e padiskutueshme të drejtuesve të LRI, drejtuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe mbi të gjitha, pa përkrahjen e mikut më të mirë, Ilir Meta. Tashme ne nuk jemi shembull vetëm për Shqipërinë, por jemi një model për t’u ndjekur në të gjithë Europën”, – tha Dejana Kallagjeroviç.

Kandidatja për Kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi theksoi në fjalën e saj se studentët e LRI-së janë e ardhmja dhe se së bashku dot punojnë në interes të të rinjve të vendit. “Unë ju shoh ju, studentë të Lëvizjes Rinore për Integrim, si të rinj me ide, të edukuar, që keni dëshmuar seriozitet dhe vlera në çdo punë që keni marrë përsipër, dhe unë kam bindjen e plotë se ju keni gjithë potencialin për të qenë drejtuesit e ardhshëm të vendit tonë. Të punojmë së bashku për kauzat dhe politikat rinore, për sfidat e të rinjve sepse është koha për rini. Ky është një nder objektivat e mia miqtë e mi. Të punojmë për të realizuar kërkesat tona dhe besoj se bashke ne do t’ia dalim”, – tha Floida Kërpaçi.

Ndërsa, kandidati tjetër për Kryetar të LRI-së, Klevi Pojana, në fjalën e tij theksoi se LRI-së do të jetë gjithmonë nj forum rinor që lufton për kauzat e të rinjve. “Së bashku ne mundet që LRI-në, ta bëjmë jo vetëm forumin më të madh dhe më aktiv në Shqipëri, por në opozitën reale të çdo politike që nuk prodhon benefite për studentet dhe të rinjtë. Kjo për hir të kauzave rinore, për hir të së ardhmes tonë. Prandaj ne duhet të punojmë dhe t’i ftojmë të gjithë studentët që e duan të ardhmen, të bëhen pjesë e LRI-së”, – tha Klevi Pojana.

Fjalimi i plotë Kryetarit të LSI-së, z. Ilir Meta në Koventën Kombëtare të Studentëve të LRI

METAËshtë kënaqësi që të jem këtu me ju, me këta student të mrekullueshëm, përfaqësues të studentëve anëtarë të LRI-së nga i gjithë vendi dhe t’ju urojë për këtë organizim mjaft cilësor dhe kuptimplotë të kësaj konference të studentëve, e cila jam i bindur që është edhe preludi më i mirë për Konventën Kombëtare të LRI-së, që do të zhvillohet së shpejti e që padyshim do t’i japë një fuqi të re dhe shumë më të madhe, jo vetëm LRI-së, por padyshim edhe LSI-së.

Besoj se në të gjithë angazhimin tuaj të shprehur edhe këtu pak më parë nga përfaqësuesit tuaj të zgjedhur, bie qartë në sy si angazhim themelor, ai i përkushtimit për një Shqipëri më pozitive. Dhe unë jam i bindur se të gjithë qytetarët shqiptar janë dakord me ne që të gjithë duhet të angazhohemi për një Shqipëri më pozitive, për një Shqipëri që shikon drejt të ardhmes dhe punon për të, jo vetëm që flet për të ardhmen. Për një Shqipëri ku dominon fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit, dhe jo e konfliktit dhe e pengesave artificiale. Për një Shqipëri ku dominon interesi publik, ai i vendit, ai i të ardhmes dhe në veçanti ai i lirisë dhe jo i një Shqipërie ku dominon interesi i çastit individual, egoizmi i sëmurë dhe padyshim meskiniteti, që është kthyer në një sëmundje që duhet luftuar nga të gjithë përmes solidaritetit, përmes bashkëpunimit dhe përmes pozitivitetit.

Shqipëria është një vend i bekuar, është një vend ku ka hapësirë për të gjithë, ku ka diell për të gjithë, jo vetëm për të gjithë shqiptarët, por për të gjithë atyre që u mungon, madje dhe në vende më të zhvilluara të Europës ku kanë çdo gjë, ku diellin e kanë me shumë kursim. Dhe padyshim që një vend i tillë, mbi të gjitha me një rini të tillë nuk ka pse të mos jetë më pozitiv. Dhe që të jetë një vend me energji më pozitive dhe me një të ardhme më të ndritur, më të prekshme, më të afërt, padyshim që kërkon një angazhim shumë herë më të madh dhe një bashkim shumë më të fortë se sa deri tani, të rinisë. Një pjesëmarrje shumë aktive të saj si rruga kryesore e marrjes në dorë të fateve të vendit, por edhe të vetë fateve të saj.

Kemi nevojë për një rini më të ditur, më të edukuar, më të arsimuar, por edhe të qartë për rrugën e saj, për karrierën e saj, për punën e saj, për të ardhmen e saj, në vendin tonë të përbashkët.

Prandaj të gjitha idetë tuaja meritojnë një mbështetje më të madhe, meritojnë të jenë në qendër jo vetëm të vëmendjes tonë, por edhe të angazhimit tonë të ardhmen në mënyrë që reformat në fushën e arsimit, në mënyrë të veçantë atij të lartë, t’i shërbejnë pikërisht atij qëllimi të madh që ne kemi afirmuar dhe i jemi përkushtuar prej kohësh që të realizojmë një edukim dhe një arsimim që i shërben punësimit. Që i shërben zhvillimit të vendit, dhe njëkohësisht integrimit të plotë të rinisë në të gjitha rrjedhat më dinamike të ndërtimit të një Shqipërie europiane. Dhe unë besoj se iniciativat tuaja, besoj se nismat e marra nga këshilltarët tuaj, një pjesë e të cilëve folën edhe këtu që janë në Bashkinë e Tiranës, apo edhe shumë të tjerë që janë në bashkitë e tjera të vendit tonë ku ka universitete, të shoqëruara edhe me një angazhim më të madh edhe të grupit tonë parlamentar, përfaqësuesve tanë në të gjitha nivelet në qeveri, padyshim do të bëjnë më të mundur që ne të jemi sa më konkret në realizimet e këtyre iniciativave. Në prekshmërinë e këtyre interesave konkrete që kanë studentët në mënyrë që programi ynë të mos tingëllojë aspak abstrakt, por ai të bëhet i realizueshëm në mënyrë të vazhdueshme, të bëhet i prekshëm në mënyrë të vazhdueshme dhe të jetë një program gjithëpërfshirës.

Ne e vlerësojmë shumë angazhimin tuaj për të promovuar studentët më të mirë, ata të ekselencës. Për të promovuar edhe ndërtimin e një aleance të studentëve të ekselencës, që praktikisht është promovimi i bashkëpunimit të më të mirëve, i ndarjes së përvojave dhe eksperiencës së tyre, në mënyrë që ata të mos izolohen nga pjesa tjetër, nga komuniteti tjetër i studentëve, por në mënyrë që baza e kësaj aleance të zgjerohet duke tërhequr dhe duke nxitur edhe shumë të tjerë për të rritur cilësinë e dijeve të tyre. Por padyshim që si forcë progresive që ju jeni, që ne jemi, dhe si një forcë e angazhuar për një Shqipëri më pozitive, natyrisht në qendrën tonë do të jenë në mënyrë të veçantë edhe mbështetja për të rinjtë me të ardhura më të pakta, për të rinjtë me aftësi të veçanta në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të përfshihen në kualifikimin e tyre, të mbështeten në marrjen e dijeve të tyre në mënyrë që të gjithë të ndiejnë solidaritetin e shoqërisë tonë, por në mënyrë të veçantë të bashkëmoshatarëve të tyre. Dhe unë besoj se kjo frymë solidariteti, gjithëpërfshirëse, është një nga aspektet më pozitive të vetë Lëvizjes Rinore për Integrim.

Po të dëgjojmë në vazhdimësi përfaqësues të politikës sonë do të krijonim bindjen bindjen, që në këtë vend njerëzit vetëm zihen, grinden, dhe nuk janë në gjendje që të dialogojnë, të bashkëpunojnë, t’i japin dorën njëri-tjetrit dhe të merren vesh. Ndërsa unë besoj se kur dëgjojmë të rinjtë dhe të rejat, kemi përpara nesh një pamje tjetër të Shqipërisë, që buron nga vetë idealizmi i moshës suaj, por edhe energjitë pozitive që ju mbartni dhe ëndrrat për të ardhmen tuaj që padyshim janë pjesë e një të ardhmeje të përbashkët për të gjithë vendin tonë.

Ndaj në këtë drejtim unë do të jap edhe njëherë tjetër mbështetjen më të plotë, jo thjesht timen personale, por të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për Lëvizjen Rinore për Integrim, për Lëvizjen e Studentëve për Integrim, për të promovuar më tej pjesëmarrjen tuaj në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, nga parlamenti në këshillat bashkiake, siç bëmë me shumë sukses në zgjedhjet e para një viti dhe në çdo nivel tjetër. Jam i sigurt që në këtë mënyrë ju nuk do të bëheni si pjesa tjetër e politikës që përmenda më parë, por shumë shpejt vlerat tuaja më të mira, më pozitive, do të përçohen në të gjithë jetën politike të vendit. Sepse vendi ka nevojë për dialog, vendi ka nevojë për bashkëpunim, vendi ka nevojë për ta parë atë si një shtëpi të gjithë shqiptarëve, që duhet ruajtur nga të gjithë si sytë e ballit dhe jo vetëm nga ai që ka në dorë çelësat e shtëpisë një herë në katër vjet.

Kështu që unë besoj te koncepti juaj për demokracinë. Besoj te dashuria juaj për vendin, besoj shumë tek aftësitë tuaja dhe te dijet tuaja dhe te vullneti juaj për të mos ndalur së mësuari dhe së përmirësuari çdo ditë edhe më shumë. Sepse kjo është rruga më e sigurt, jo vetëm për një të ardhme më të mirë për secilin prej jush, por kjo është edhe rruga më e mirë për të çuar drejt modernizimit vendin tonë për të çuar drejt humanizmit shoqërinë tonë, që ka mjaft nevojë për të qenë një shoqëri më njerëzore dhe më sociale se sa deri më tani dhe padyshim edhe për të ndryshuar politikën, që po kthehet për fat të keq në një pengesë për të ardhmen europiane të vendit.

Jam i detyruar ta nënvizoj këtë fakt, nuk është këtu ambienti më i përshtatshëm, por duke pasur në konsideratë aktualitetin politik, kur të gjithë mendojnë që reforma në drejtësi, pra paketa e ndryshimeve kushtetuese duhet të kishte kaluar më parë, pasi prej kohësh është bërë një debat i gjerë dhe i pafund, përsëri shohim se kemi vonesa të pajustifikueshme, që padyshim janë shumë të rëndësishme. Sepse jo vetëm që kanë të bëjnë me një kërkesë prej kohësh nga qytetarët shqiptarët për një Shqipëri më të drejtë, ku sundon ligji, ku funksionojnë institucionet, por padyshim që kjo ka të bëjë edhe me të ardhmen europiane të vendi tonë.

Nuk mund të thuhet se çfarë ndodhi tre javë më parë dhe tre javë më vonë. Ne e dimë se edhe procesi i vendimmarrjes në Bashkimin Europian është bërë gjithnjë edhe më i vështirë dhe çdo vonesë e jona padyshim që e bën edhe më të vështirë edhe axhendën dhe kalendarin e hapave të mëtejshëm që vendi ynë duhet të bëjë në rrugën e tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, siç është marrja e rekomandimit nga Komisioni Europian, për hapjen e negociatave dhe më pas vendimi për hapjen e tyre. Dhe natyrisht që nuk ka të drejtë politika shqiptare që të pengojë më tej këtë proces mjaft të rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë dhe në mënyrë të veçantë për të ardhmen e rinisë shqiptare. Ndaj unë shpresoj që të gjejmë forcat të reflektojmë në këto pak orë dhe ditë që kanë mbetur në mënyrë që ne të dimë të tregojmë se pavarësisht dhe nga dallimet e forta politike, përsëri për një interes që ka të bëjë me të gjithë qytetarët e vendit tonë dhe që ka të bëjë me të ardhmen europiane të vendit tonë, dimë të bashkohemi dhe dimë të reflektojmë.

Nuk do t’ju merrja më shumë kohë meqenëse jemi para sezonit të provimeve ju uroj të gjithëve suksese. Meqenëse jemi edhe para kampionatit në Francë, përsëri ju uroj suksese.

Kur luante Shqipëria me Danimarkën, vajza ime e vogël ishte shumë nervoze, sepse kishte hall se mos pësonim gol nga Danimarka. Edhe unë u shqetësova sepse ajo ishte në një stres të madh. Sa herë që merrnin danezët topin, çohej në këmbë. I them “pse shqetësohesh kaq shumë?” Më tha se dua që Shqipëria të shkojë në Francë. “Po pse do që Shqipëria të shkojë në Francë?” “Që Shqipëria të bëhet e famshme”.

Dhe unë mendoj që Shqipëria tashmë është bërë e famshme në futboll falë punës, përkushtimit të lojtarëve tanë, të trajnerit tonë Gani Abazi (Xhani de Biazi) gjithashtu, FSHF-së, tifozëve kuqezi kudo. Në fakt politika duhet të bashkohet për çështjen e reformës në drejtësi siç bashkohen ultrasit e Tiranës me guerrilasit e Partizanit kur luan Kombëtarja. Sepse meqenëse vij nga Luksemburgu ku pata shansin të takoj shumë kryetarë të parlamenteve të vendeve të Bashkimit Europian, të gjithë e presin reformën në drejtësi si një mundësi për të mbështetur Shqipërinë, por dhe si një mundësi për të treguar në këtë kohë të vështira për zgjerimin e Bashkimit Europian, që ka mundësi që procesi i zgjerimit të përparojë, qoftë edhe në një vend të caktuar, si Shqipëria.

Por për këtë gjë, na duhet të bëjmë një sforcim. Në fakt nuk është sforcim, është një detyrim i natyrshëm, por e quajmë sforcim duke e konsideruar si normalitet normalitetin e deritanishëm të funksionimit të politikës sonë. Dhe që politika në mënyrë të natyrshme të ketë bashkëpunimin dhe dialogun, ka shumë më tepër hapësirë për të rinjtë që të marrin pjesë dhe të thonë fjalën e tyre zë plotë dhe me vizion siç bëtë edhe ju sot këtu.

Burimi:(integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al