Admirim Kala: “Gramshi do të votojë LSI-në sepse beson tek vajzat dhe djemtë e tij”

Nga Admirim Kala
(Koordinator i LSI-së në Gramsh njëherazi edhe kandidat për deputet) 

Gjatë takimeve të përditshme me banorët e mrekullueshëm në qytet apo njësi të ndryshimi administrative në rrethin e Gramshit, kam vënë re që në sytë e çdo banori lexohet qartë bujaria dhe mirësia, se më vështrimin nga qielli shpresojnë që nga çasti në çast ndryshimi që kanë pritur prej shumë vitesh tu trokas në derë. Ndihem vërtet i privilegjuar që në sytë e tyre shikoj shpresë, në sytë e tyre shikoj besim në çdo bashkëbisedim që kanë me kandidatët apo përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në zgjedhjet e 25 qershori Gramshi ka në dorë shansin e së ardhmes. Ne jemi të nderuar që LSI ka një listë për deputetët të paparë në Qarkun e Elbasanit. Kemi Monika Kryemadhin, kryesuesja e listës së kandidatëve të LSI-së, e cila me thjeshtësinë, bujarinë dhe guximin e saj, nuk ndalet fshat më fshat, pranë familjeve të thjeshta aty dhe ku Lëvizja Socialiste për Integrim gjen përkrahjen dhe forcën më të madhe. Kemi z. Haxhinasto e cili me përkushtim shpalos vizionin tonë, programin e qartë dhe konkret të LSI për më shumë zhvillimin, për më shumë vende të reja pune. Kemi Prof. Dr. Enver Roshin, profesori dhe mjeku që i ka shërbyer me përkushtim dhe dashuri njerëzve dhe familjeve të thjeshta në ditët e tyre më të vështira. Dhe ky përkushtim e kjo dashuri vazhdon pasi se fundmi ka vendosur që gjithë kapitalin social të jetës ta investojë për Gramshin dhe gramshakët, që të fillojmë të çmontojmë tiraninë e zhgënjimit, përçmimit nëpërkëmbjes nga jabanxhinjtë, së bashku me ekipin mrekullueshëm të 14 kandidatëve të qarkut.

Pamja e jashtme e njerëzve nuk është vlera më e rëndësishme e tyre, por ajo çfarë kanë në zemër dhe në shpirt, është diçka sublime dhe hyjnore. Lëvizja Socialiste për Integrim nuk shkon për premtime boshe, apo gënjeshtra pa mbarim. Ne mundohemi që me thjeshtësi dhe solidaritet tu dhurojmë atyre shpresë dhe besim për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në qytetin tonë, dhe të marrim prej tyre mbështetjen në misionin tonë, ngrohtësinë e sinqertë shpirtërore që na jep forcë për të realizuar objektivat tona në shërbim të Gramshit, në shërbim të Shqipërisë.

Gramshi është i bekuar nga bukuritë natyrore si ujëvara e Sotirës, shpella e Kabashit, kanionet e Holtës, kalaja e Tërvolit, liqeni i Zi, liqeni i Teqes së Dushkut, liqenet e Lukovës si dhe fauna dhe flora e mrekullueshme. Këto pasur janë një potencial i jashtëzakonshëm zhvillimi ekonomik dhe punësimi. Por kush e ka ngritur një herë të vetme zërin për këto bukuri natyrore në Parlament apo në pushtetin ekzekutiv? Edhe pse jemi qyteti më konkurrues jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon për resurset natyrore përfaqësuesit tanë, të Gramshit, të cilët jabanxhinjtë, për fat të keq kanë marrë vetëm votat dhe janë zhdukur.

Por tani ka një shans shumë të madh për të gjithë Gramshin. Në listën e kandidatëve të LSI-së ka një respekt dhe një vlerësim shumë të madh për djemtë dhe vajzat e këtij qyteti. Prandaj edhe të gjithë gramshakët do të besojnë LSI-në më 25 qershor, sepse do të besojnë dhe do të votojnë për djemtë dhe vajzat e dala nga gjiri i tyre. Do të besojnë ata që janë rritur me hallet e përditshme, me shqetësimet dhe problematikat që gramshakët hasin çdo ditë, janë pjesë e gëzimit dhe hidhërimit të tyre.

Ka njerëz të mëdhenj me zemër të vogël që lëvizin nga fryn era, por ka edhe njerëz të vegjël me zemër të madhe që nuk i lëviz fare era. Çdo njeri ka ëndrrat e tij. Kështu ka qenë dhe kështu do jetë gjithmonë. Të mos lejojmë në asnjë mënyrë që këto ëndrra të ndërpriten, të zhduken, të vdesin. Të vazhdojmë së bashku në rrugën tonë dhe t’i bëjmë ëndrrat realitet. Jemi rritur dhe jetojmë me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al